E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi "pushon" anetaret e KQZ, kete jave pritet te propozohen te rinjte

Muaji i fundit i punes per anetaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Kete jave, partite e medha politike do te nisin bisedimet dhe perzgjedhjet per emrat e rinj te anetareve qe do te kete, komisioni me i larte zgjedhor, i cili do te pergatise dhe zgjedhjet parlamentare. Me hyrjen ne fuqi te Kodit Zgjedhor i miratuar per te dyten here me konsensus diten e 29 dhjetorit, partite kane tashme pune me selektimin e emrave qe do te perbejne KQZ-ne. Me ligjin e ri te zgjedhjeve, komisioni aktual qe drejtohet nga Clirim Gjata do te pushoje se ekzistuari se bashku me tete anetaret e tjere te komisionit. Ne kod saktesohet se partite politike duhet te zgjedhin anetaret e rinj. Me hyrjen ne fuqi te ligjit te ri, anetaret e rinj duhet te zgjidhen brenda ketij muaji, ne menyre qe te kene kohe te pergatisin zgjedhjet, qe me kushtetute duhet te zhvillohen ne qershor te ketij viti. Sipas formules ne ligjin e zgjedhjeve, KQZ do te perbehet nga shtate anetare, jo nga nente qe ka aktualisht. Dy anetare propozohen nga partia qe ka numrin me te madh te vendeve nga partite e maxhorances qeverisese, PS dhe 2 anetare nga partia e opozites qe ka numrin me te madh te vendeve ne Kuvendin e Shqiperise, PD. Anetari i peste i KQZ-se do te zgjidhet nga kandidatura te propozuara nga grupime deputetesh te partive te maxhorances qeverisese. Ndersa anetari i gjashte i KQZ-se zgjidhet nga kandidatura te propozuara nga grupime deputetesh te partive te opozites parlamentare. Anetari i shtate dhe njekohesisht Kryetar i KQZ-se, zgjidhet nga grupi parlamentar i partise me te madhe te maxhorances i paraqet Kuvendit nje liste prej jo me pak se kater kandidaturash. Per shume specialiste dhe eksperte vendi eshte serish vone ne pergatitjen e zgjedhjeve, pasi 6-te muaj para mbajtjes se tyre ne ende nuk kemi ngritur KQZ-ne, apo edhe Komisionet Zonale te cilet duhet te trajnohen per t'u njohur me sistemin e ri zgjedhor. R. R.

Perzgjedhja

PD-PS nisin bisedimet per perzgjedhjen e anetareve te rinj te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Dy anetare do te propozohen nga PD, dy nga PS dhe dy anetaret e tjere nga partite e vogla me me peshe ne Kuvend. Anetari i shtate do i takoje maxhorances.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›