E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi: Edi Rama po mban peng PS-ne

Sot ne jemi mbledhur per te kuptuar se cfare ndodhi me 28 qershor. Sot jemi mbledhur per te kuptuar arsyen e 28 qershorit. Sot jemi mbledhur per te folur ne emer te se vertetes dhe une do perpiqem te them te verteten time.

Pyetja eshte: Kemi humbur apo kemi fituar me 28 qershor. Per disa dite ne u thame shqiptareve se as kemi humbur dhe as kemi fituar, por kemi barazuar. Me pas u thame se ne kemi fituar, por fitorja jone u mohua, u vodh, u nxi dhe u shtremberua. Qe te mos bejme nje loje fjalesh me duhet te them ate qe mendoj pavaresisht nese shume te tjere e ndajne apo nuk e ndajne te njejtin mendim me mua. Fatkeqesisht zgjedhjet e 28 qershorit jane humbur. Dikush thote se askush nuk ka fituar dhe kjo mund te jete pergjithesisht ngushelluese. Por ketu ne jemi ne shtepine tone dhe jo tjeterkund dhe per kete arsye duhet te flasim per pamundesine qe kemi per te qeverisur Shqiperine. Ne u futem ne keto zgjedhje per te qeverisur vendin dhe kete mundesi nuk do ta kemi. Ne u futem ne keto zgjedhje per te pasur me shume vota se Sali Berisha dhe e djathta dhe kete fakt nuk e kemi. Ne u futem ne keto zgjedhje per te fituar me shume, te pakten nje mandat parlamentar me shume se qeveria dhe kete fat nuk e kemi. Ne u futem ne keto zgjedhje per te ndryshuar Shqiperine dhe kete mundesi nuk na e dhane. Do te isha sot njeriu me i lumtur ne Shqiperi sikur dikush te me bindte per te kunderten.

Ka kolege ne kete salle dhe jashte kesaj salle qe nuk ndajne te njejtin mendim me mua. Une nuk paragjykoj askend prej tyre. Ne fund te fundit, besimi dhe shpresa vdes e fundit. Mua nuk me ka vdekur as besimi dhe as shpresa, por duke u nisur nga e verteta, dua te them ate qe besoj. Vota e 28 qershorit me ka bere te mendoj ndoshta gjera qe nuk i besoja perpara kesaj date. Shqiptaret kane folur dhe ne duhet t'i lexojme. Kjo sepse shqiptaret jane me inteligjente se te gjithe ne bashke. Per humbjen tone nuk e kane fajin shqiptaret dhe kushdo qe i akuzon ata ben nje gabim qe natyrisht nuk e vuajne shqiptaret.

Pyetja tjeter, qe i kam bere vetes gjithe keto dite te zhurmshme eshte: Si ka mundesi qe ne nuk fituam? Cfare nuk funksionoi? Cfare lame ne pa bere, cfare ne fund te fundit duhet te kishim bere me shume se ato qe beme?

Po e them sot se cfare besoj.

Ne nuk u dhame arsye shqiptareve te besojne se ne qeverisim me mire se ata qe jane ne pushtet. Ne rastin me te mire per ne, vota e shqiptareve eshte ndare ne menyre te barabarte gjysme per gjysme, dhe une edhe kete e konsideroj humbje. Si ka mundesi qe me gjithe korrupsionin, me gjithe Gerdecin, me gjithe vonesat ne reforma, me gjithe folklorin e padurueshem te Sali Berishes, me gjithe vyshkjen e tij prej fosili 20-vjecar, me gjithe vonesen qe i ka shkaktuar Shqiperise per dy dekada, me gjithe dhunen dhe pabesine qe ka inkurajuar dhe frymezuar nder shqiptare per kaq shume vite, ne nuk arritem te marrim qofte edhe nje vote apo nje mandat me shume.

Ka nga ata qe thone jo. Thone se ne, kemi fituar. Partia Socialiste eshte force e pare ne Shqiperi. Kemi te pakten 10 mije vota me shume se Partia Demokratike. Ky eshte nje ngushellim, por nuk mund te jete nje justifikim, sepse kjo nuk mjafton. PS eshte parti e pare ne Shqiperi historikisht, por eshte e dhimbshme te thuash dhe te pranosh se megjithese eshte parti e pare, prej 20 vitesh, sot ajo nuk qeveris dot. Ajo na a ben arsyetimin dhe fajin edhe me te rende, secilit prej nesh. Ka nga ata qe thone se ne kemi fituar se kemi me shume vota se PS e vitit 2005. Por une ju pyes, me ke ishim ne gare ne me Partine Socialiste te para kater viteve apo me te djathten e vitit 2009. Ky argument bie dhe na e erreson te verteten. PS e vitit 2009 nuk ka konkurruar me PS e vitit 2005 dhe te ngushellohesh se ke mundur veten nuk te con asgjekundi, maksimumi te con ne mohim dhe te ben qesharak. Une nuk kam qene ne gare me deputetin e Korces te vitit 2005 dhe askush nga ne nuk ka konkurruar me veten e tij. Besoj se sot eshte dita per te mos i marre ne konsiderate keto argumente numerike sepse kjo rrezon gjithe filozofine mbi te cilen shume prej nesh dolen ne kete fushate. Ka shume njerez ne kete salle qe gjate fushates u instruktuan padenjesisht te thone ne debate televizive se ata nuk e njohin PS e vitit 2005. Une nuk e paragjykoj papjekurine e tyre, por si ka mundesi qe pas zgjedhjeve kthehen dhe pranojne se jo vetem e njohin PS e 2005, por kane fituar mbi te, sepse e kane mundur me vota. Ne te vertete e kush eshte e verteta? E verteta eshte se ne keto kater vite per arsye demografike jane shtuar mbi 150 mije votues dhe ne kemi marre as me shume dhe as me pak, por vetem gjysmen e tyre. Po aq sa ne, votues te rinj ka marre e djathta. Si ka mundesi pra qe politika e re nuk ka marre voten e atyre qe u thirren per here te pare ne votim dhe te pakten kishin arsye ta shijonin me shume kengen tone elektorale sesa kengen e ndryshkur te Partise Demokratike.

Dhe gradualisht vijme tek ai grup qe thote, asgje nga keto nuk eshte e vertete. Gjithcka ka funksionuar shume mire, edhe politika e re, edhe pertej se majtes dhe te djathtes, edhe mohim i gjithckaje perpara vitit 2005, edhe carja e se majtes, edhe mungesa e programit, edhe taktika elektorale, te gjitha pra kane shkuar ne drejtimin e duhur, por votat na u vodhen. Une pyes sot sa vota na jane vjedhur qe na penguan te vijme ne pushtet? Kater mandate, apo 30 mije vota. Nuk e besoj dot kete jo se nuk dua t'i besoj, por sepse nuk kam prova. Dua te besoj se fitorja na eshte vjedhur, por u lutem me ndihmoni ta provoj. Askush te mos mendoje dhe as te spekuloje se dua qofte edhe ne diten time me te keqe, t'i njoh Sali Berishes meriten per zgjedhje te ndershme.

Eshte dita besoj qe ne t'i kerkojme ndjese shqiptareve. Ne vitin 2005, Edi Rama u kerkoi ndjese shqiptareve se socialistet i qeverisen tete vjet duke e normalizuar Shqiperine. U kerkoi ndjese per gjera qe nuk kishin arsye per ndjese, per gjera qe ai i kishte bere bashke me socialistet e tjere, duke harruar se PS e la Shqiperine, sidoqofte shume me mire se c'e gjeti ne vitin 1997. Po sot, a ka arsye per ndjese, qofte edhe pse nuk provon dot se Sali Berisha ka vjedhur vota. Pa dyshim qe po dhe une habitem se si nuk e ben. Eshte e cuditshme te shohesh nje njeri te cilit i ke besuar se si mohon gjithcka qe te tjeret e kane bere mire dhe nuk pohon asgje qe vete mund ta kete bere keq. Une besoj se, pavaresisht nga pikepamjet e ndryshme qe mund te kemi per keto zgjedhje, ne socialistet duhet t'u kerkojme shqiptareve ndjese. Edi Rama i pari dhe ne te tjeret te gjithe pas tij.

Por nese dikush sot do te me pyese a u vodhen zgjedhjet apo u humben, une do them pa asnje hezitim dhe se ketyre zgjedhjeve po u vidhet humbja. Ne kemi humbur sepse nuk kemi mundur te fitojme dhe e verteta po fshihet per nje arsye personale dhe aspak parimore. Edi Rama nuk do te pranoje humbjen dhe kjo eshte arsyeja qe po mban peng gjithe Partine Socialiste, duke i premtuar shqiptareve te zhgenjyer madje edhe zgjedhje te parakohshme. Per cfare? Qe te votojne prape per Edi Ramen per ta rizgjedhur kryetar te Partise Socialiste. Eshte nje qellim shume i vogel per t'u arritur me nje genjeshter kaq te madhe. Kjo eshte njelloj si t'i propozosh dikujt te jape borxh, pasi nuk i ke kthyer borxhin e pare. Ka menyra me te ndershme qe Edi Rama te mbetet ne krye te PS. Nuk ka pse i ve nje njolle PS, nuk ka pse genjen njeri, nuk ka pse i ve vendit nje damke te ekzagjeruar, nuk ka pse genjen veten ne fund te fundit. Mjafton te thoshte te verteten e ketyre zgjedhjeve dhe kjo do te ishte nje rruge shume me e sigurt per te mbetur ne krye te Partise Socialiste. Rruga me e shkurter do ishte te pranonte humbjen, qofte edhe per shkaqe qe nuk varen vetem nga ai. Keshtu po, mund te kishte nje arsye per t'i kerkuar partise se vet t'ia riperterinte kontraten e punes duke i dhene nje shans te ri.

Per te vazhduar, dua te them se carja e te majtes ishte nje defekt qe na kushtoi ne 2005 dhe nuk duhej te na kushtonte ne 2009 aq me teper qe ne e bashkuam te majten ne vitin 2007 dhe kjo u provua e suksesshme. Ne kete pike ndoshta te gjithe jemi pak fajtore dhe nuk do ishte e drejte sot t'ia linim pergjegjesine vetem Edi Rames, por per hir te se vertetes marredheniet PS-LSI nuk jane konceptuar ne keto kater vjet kurre si marredhenie mes dy partish, por si marredhenie personale mes Edi Rames dhe Ilir Metes, si dy bashkepunetore te vjeter dhe dy kundershtare te rinj dhe ne kete mes ishte e veshtire per kedo te futeshe mes dy miqsh dhe dy armiqsh. Per hir te se vertetes kjo eshte e vertete dhe nese sot socialistet jane pa pune dhe pa shprese dikush mund te thote se e majta nuk erdhi ne pushtet sepse Edi Rama dhe Ilir Meta u zune per nje vend pune. Kush ka degjuar ndonjehere qe PS dhe LSI te zihen apo te afrohen per shkaqe programesh apo idesh. Jo, gjithmone eshte thene se konflikti ishte per kryeministrin, pra per nje vend pune dhe kjo e ben edhe me te pafalshem kete konflikt dhe po aq te pajustifikueshem. Sepse kjo gje ishte kaq personale besoj se edhe pergjegjesia duhet te anoje nga personi me shume se nga partia. Ky raport do duhej te ishte zgjidhur per te miren e te gjithe atyre qe edhe pas 28 qershorit besuan se ne ishim 70 me 70. Por ne mund te ishim 70 me 70 vetem duke menduar per 28 qershorin perpara 28 qershorit dhe nese doni ta ndajme kete miopi jam gati ta ndajme sic duhet duke marre secili pjesen e vet pa dyshim sipas racionit, sepse une nuk mund te harroj se Edi Rama ne vitin 2005 premtoi ta bashkonte te majten gje qe e beri ne vitin 2007 dhe jo ne vitin 2009. Koalicionin PD-LSI e kemi krijuar ne socialistet dhe kjo eshte nje arsye me shume per t'i kerkuar ndjese shqiptareve.

Eshte koha sot per te pohuar se politika e re pati vetem nje rezultat: percau te majten me keq se c'e gjeti. I la jashte parlamentit te gjitha partite e tjera aleate, la jashte qeverisjes Partine Socialiste dhe sot, sidomos pas 28 qershorit, politika e re eshte bere e vjeter deri ne piken qe mohon realitetin. Une besoj se Politika e re deshtoi sepse ishte nje projekt personal. Politika e re ishte projekti i Edi Rames dhe jo i Partise Socialiste dhe prandaj Partia Socialiste nuk ka pse vuan per humbjen e saj. Politika e re lindi vetem per te skualifikuar njerez dhe jo per t'i dhene Shqiperise nje projekt, nje vizion dhe prandaj ka deshtuar. Inkurajimi i saj sot do te thote te vazhdojme ne nje rruge te vjeter, ku kemi shkelur dhe me keq akoma kemi ngecur.

Nga ketu dua te vij ne ate cfare vjen. Ne sot jemi ne opozite. Pyetja perpara nesh eshte cfare opozite do jemi? Une mund te them se nuk e di, por duhet te them se opozita qe kemi perpara varet se si fillon. Nese fillon me nje mashtrim qe tenton te fshehe shkaqet e gjendjes sone nuk do shkojme askund. Dite me te veshtira do te vijne. Socialistet nuk mund te presin ne diell derisa te plaket Sali Berisha apo te zihet per nje kocke pushteti me Ilir Meten. Socialistet duhet te shikojne nga vetja dhe jo nga qielli. Per fat te keq, duhet te them se opozita jone ka nisur shtrember duke mohuar ate qe ka ndodhur.

Se dyti, nese kjo qe thashe quhet e para, ne duhet t'i kthehemi partise sone. Partia ka nevoje per solidaritet pas kesaj humbjeje. Partia Socialiste nuk ka arsye te ndeshkoje askend dhe aq me pak t'i gjeje fajet tek armiqte e brendshem dhe ata te jashtem. Une jam gati te bej gjithcka kam ne dore per kete qellim dhe sot eshte rasti te them ketu, se nuk ka asnje shtyse karriere qe me pengon te punoj per bashkimin dhe forcimin e Partise Socialiste. Karriera e askujt ketu nuk vlen sa e ardhmja e Partise Socialiste dhe duke thene kete dua t'i them Edi Rames se ka vetem nje menyre per te shpetuar karrieren e vet: duke i dhene Partise Socialiste frymemarrjen dhe lirine e duhur per te lexuar ate qe ka ndodhur.

Qellimi yne nuk mund te jete te Partia Socialiste, por e verteta e Partise Socialiste. Kjo eshte arsyeja qe une kam mbeshtetur mendimin e shume burrave dhe grave ne kete asamble dhe jashte saj, te cilet kerkojne qe e verteta te thuhet ashtu sic eshte. Ata kerkojne qe PS te njohe veten, te hyje ne parlament dhe te reflektoje per ato qe ka bere dhe per ato qe nuk ka bere. Ashtu si ata, edhe une nuk jam nisur nga karriera, nuk jam nisur nga mllefi, nuk jam nisur nga dyshimi, por vetem dhe vetem nga liria. Nga liria per te thene te verteten. Me kete rast me vjen keq qe ka disa zera ne kete asamble qe e ngaterrojne lirine tone me interesa jashte kesaj partie. I kerkoj atyre te mos fyejne lirine tone ne menyre qe ne te mos veme ne dyshim lirine e tyre. I kerkoj te gjithe miqve dhe kolegeve ne kete asamble dhe jashte saj te bejme cka mundim per ta mbajtur te bashkuar dhe te lire Partine Socialiste si te vetmin mjet qe kemi per te ndryshuar Shqiperine. Ne Partine Socialiste te gjithe jane te domosdoshem, askush nuk eshte i panevojshem.

Duke e mbyllur, dua te them se shpresoj ende se ne te gjithe bashke do i afrohemi te vertetes, me bindjen se mes nesh nuk ka as djaj dhe as engjej, se nuk ka as te humbur dhe as te fituar, nuk ka as te rinj dhe as te vjeter, nuk ka as maskarenj dhe as heronj, por vetem socialiste qe duan te shohin perpara dhe jo pas. Fatkeqesisht e shkuara jone mbetet e perbashket dhe ne sot kemi vetem nje mundesi: te ecim perpara duke ditur ku nuk duhet ecur me, qe te mos rrezohemi si me 28 qershor.

* Fjala e mbajtur dje ne Asamblene Kombetare te Partise Socialiste


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›