E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS sot amendamentet per Gjykaten Administrative

Te henen ne Komisionin parlamentar te Ligjeve nis diskutimi i projektit Per gjykaten administrative. Projektligji eshte hartuar nga qeveria por per ta miratuar kerkohet shumice e cilesuar votash pra edhe vullneti i opozites. Deputeti Armando Subashi nje nga relatoret e nismes thote se te majtet kane hartuar nje pakete amendimesh. Per opoziten problemi i pare qe duhet te zgjidhe ligji Per gjykaten administrative eshte thjeshtimi dhe shkurtimi i procedurave gjyqesore. Subashi fton grupet e interesit te dergojne amendimet per draftin. Ne projektligjin e qeverise eshte parashikuar ngritja e 6 gjykatave administrative dhe nje apeli ne Tirane ndersa hallka e fundit e ankimimit mbetet Gjykata e Larte. Gjyqtaret do te trajtojne ekskluzivisht vetem mosmarreveshjet administrative e tregtare duke synuar te zgjidhin ne kohe te shkurter konfliktet qe aktualisht trajtohen nga gjykatat e faktit. Drafti parashikon dhe shkrirjen e Komisionit te Sherbimit Civil.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›