18 vite burg për Pinarin e Minxollin, 10, Delijorgji
TIRANE- Ish-kreu e MEICO-s, Ylli Pinari dhe ish-drejtori e fabrikës së Gërdecit, Dritan Minxolli janë dënuar me nga 18 vite burg secili, ndërsa ish-administratori shqiptar të Albademilsh.p.k., Mihal Delijorgji u dënua me 10 vite burg. Për të tre këto të pandehur, Prokuroria kishte kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm. Ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha, i cili besohet se është arratisur jashtë Shqipërisë u dënua me 6 vite burg, nga 8 vite që kishte kërkuar Prokuroria. I pandehuri Sokol Ngjeci është dënuar me 10 vite burg.
Shpëtim Spahiu, 4 vite burg, dhe 3 vite dënim plotësues skryen asnjë detyrë shtetërore, me 8 vite burg
Shkelzen Madani, 3 vite dhe 300 mijë lek gjobë, nga 8 vite që kishe kërkuar Prokuroria
Agim Lala, i pafajshëm, nga 4 vite burg që kishte kërkuar Prokuroria
Dashnor Caushi, 3 vite burg, dhe dy vite të tjera mos ushtrim detyre, 8 vjet burg kishte kërkuar Prokuroria
Zija Baja, pafajshëm, nga 6 vite burg që kishte kërkuar Prokuroria
Ndue Marku, 1 vit burg dhe 300 mijë lek gjobë, 3 vite burg kishte kërkuar Prokuroria
Ardian Mullai, i pafajshëm, nga 7 vite burg që kishte kërkuar Prokuroria
Ilmi Lacaj, 3 vite burg, 4 vjet burg kishte kërkuar Prokuroria
Fiqiret Mato , i pafajshëm, 2 vite burg kishte kërkuar Prokuroria
Lavdi Shatro, do të vazhdojnë hetimet për të
Fari Toska, 3 vite burg, dhe një vit mos ushtrim detyre, 4 vite burg kishte kërkuar Prokuroria
Adriatik Metma , i pafajshëm, 1 vit burg kishte kërkuar Prokuroria
Agim Babameto, 4 vite burg
Besnik Dauti , i pafajshëm, 3 vite kishte kërkuar Prokuroria
Denis Hajdari, 3 vite burg, 1 viti burg e 6 muaj kishte kërkuar Prokuroria
Fatbardh Kuqi, 1 vit burg, 3 vjet e 6 muaj kishte kërkuar Prokuroria
Jorgo Mino, 3 vite burg, 4 vite burg kishte kërkuar Prokuroria
Julian Margariti, i pafajshëm
Ndërkaq, shoqëria Albademil, është dënuar me 25 milionë lekë gjobë, dhe ndalimin për të marrë pjesë në tendera për 10 vite me rradhë.
Gjykata gjithashtu, ka lënë në fuqi edhe sekuestron për të gjitha pasuritë e Delijorgjit deri në përfundim të të gjitha padive civile.
Menjehere pas komunikimit te vendimeve, Zamira Durda, e cila ka humbur djalin e saj të mitur nga shpërthimi i 15 marsit 2008 ka kundërshtuar me force vendimet. Ajo ka bllokuar derën, duke u qetësuar vetëm pas ndërhyrjes së familjarëve të saj.
Vetem dy dite me vone do te perkujtohet 4 vjetori i tragjedisë në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona, mbi 300 të tjerë u plagosën si dhe u dëmtuan shumë banesa e biznese.