E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKIP mbledh 60 mijë firma kundër importit të plehrave: Në KQZ kërkesa për referendum

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave njoftoi se ka mbledhur 60 mijë firma të qytetarëve shqiptarë, listën e të cilave do tia dërgojë nesër KQZ-së.

Me firmosjen e peticionit nga qytetarët, AKIP pret organizimin e një referendum popullor, përmes të cilit qytetarët shqiptarë do të shprehen në lidhje me çështjen e importit të mbeturinave në vendin tonë.

Sipas një prej aktivistëve kryesorë të AKIP, Ardian Klosi, një iniciativë e tillë vjen nga populli dhe si e tillë duhet respektuar.

Aksioni i AKIP është përshëndetur edhe nga ambasadorja e Britanisë së Madhe në Shqipëri, Fiona Mcwllham.

Parimi i një referendumi është evropian dhe demokratik, është shprehur ajo. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›