Plehrat, AKIP dorëzon në KQZ 60 mijë firmat
Aleanca Kundër Importit të Plehrave njoftoi sot se do të dorëzoje nesër në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve 60 mijë firmat e mbledhura për mbajtjen e referendumit popullor, kunder importit te plehrave.
Duke folur para mediave, Ardian Klosi tha se, kjo është një iniciativë që vjen nga populli, dhe se më këtë hap jemi pranë fillimit të një forme të re të demokracisë në Shqipëri
Sipas aleances, nje ligj i tillë e dëmton Shqipërinë, pas vendi yne nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar mbetjet nga importi. AKIP thekson se lejimi i importit të plehrave bie ndesh me Strategjinë Kombëtare të një Zhvillimi të Qëndrueshëm si dhe me Konventën e Aarusit.
Ne mbledhjen e firmave ka kontribuar edhe Partia Socialiste, e cila nje dite me pare ka dorëzuar tek Aleanca Kundër Plehrave formularët e plotësuar nga strukturat socialiste.
Referendumi
Në bazë të Kushtetutës, procesi i mbledhjes së firmave ka një afat 3-mujor, ndërsa përfaqësuesit e Aleancës Kundër Importit të Plehrave u shprehën të sigurt që në nisje të kësaj nisme për arritjen e mbledhjes së 50 mijë firmave që kërkohen minimalisht për organizimin e referendumit. Nëse më parë për të mbledhur firmat duhet që të firmosje fletëntip të formuluar nga KQZ, tani personi që do të bëhet pjesë e procesit duhet të japë dhe një fotokopje të mjetit të identifikimit.