Pr/ligji për ish të përndjekurit,opozita nuk e voton

Komisioni i Ekonomisë
TIRANE- Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka votuar vetëm me votat e mazhorancës projektligjin për ish të përndjekurit.
Diskutimet u karakterizuan nga debate mes pozitës dhe opozitës. Kjo e fundit duke e quajtur demagogji sjelljen në këtë moment të projektligjit, nuk e votoi, dhe kërkoi që të parashikohej dëmshpërblim i plotë për të përndjekuri nga mosha 75 vjeç, dhe jo 85 vjeç. PS tha se, nuk mund te votoje nje projektligj qe s’ka fature financiare.
Sipas këtij projektligji, qeveria shtyn afatin e dorëzimit të dokumentacionit dhe zgjerimin e hartës së përfituesve. Brenda datës 30.04.2012, ish-të dënuarit politikë, drejtpërdrejt apo nëpërmjet kujdestarit ligjor, si dhe familjarët e viktimave të ekzekutuara që plotësojnë kriteret e neneve 4 e 5 të këtij ligji, paraqesin në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën me shkrim për përfitimin e dëmshpërblimit financiar, thuhet në nenin 19 të ligjit.
Në të njëjtën kohë, me ndryshimet e fundit ligjore është zgjeruar edhe harta e personave që do të përfitojnë dëmshpërblim. Me amendimin e gjashtë neneve tashmë do të përfitojnë edhe ata persona që janë dënuar nga 25 tetori i vitit 1944 deri në tetor të vitit 1991.