Bonot e privatizimit, rritje minimale në treg
21/02/2012 Dje u shitën me 6%. Parashikohet edhe një rritje tjetër e lehtë
Vendimi i qeverisë, i cili u jep mundësi qytetarëve që të marrin sërish paratë e paguara për legalizimin e ndërtimeve pa leje duke paguar me letra me vlerë, ka sjellë menjëherë rritjen e këtyre të fundit në tregun e këmbimit valutor. Deri pak ditë më parë norma e shkëmbimit të bonove ishte 4- 4.5 për qind, ditën e djeshme arriti në 6 për qind dhe sipas kambistëve pritet të rritet edhe më tepër. Por problemet e shumta dhe mungesa e theksuar e interesit për bobo nga ana e qytetarëve ka bërë që shumë pika këmbimi valutor në kryeqytet të mos tregtojnë bono dhe i vetmi vend ku mund të shesësh ose të blesh mbetet tregu i valutës pranë Bankës së Shqipërisë. Sipas kursit të djeshëm, në qoftë se do të shesësh letra me vlerë 10000-lekëshe, ato mund t’i këmbesh me 6 për qind me shumicë, që e kthyer në para kjo shumë arrin në 600 lekë. Kurse në rastin që do t’i blesh të njëjtat bono, mund t’i këmbesh me 6.5 për qind. Sipas kambistëve që tregtojnë bono privatizimi, vendimi i qeverisë ka ndikuar në mënyrë të menjëhershme në lëvizjen e kursit të këmbimit të letrave me vlerë. Sipas tyre, kursi i këmbimit ka lëvizur nga 4 në 7 për qind në dhjetor, kur Kuvendi shtyu afatin e përdorimit të bonove. Pastaj u ul përsëri në 4.5 për qind dhe tani u rrit menjëherë në 6 për qind me shumicë. Disa ditë më parë qeveria vendosi të rimbursojë personat që përpara se të hynte në fuqi ligji për legalizimet më 2006-n kanë paguar me para në dorë pronën e formalizuar. Sipas vendimit të qeverisë, personat që kanë bërë pagesën për legalizimin e pronës informale përpara hyrjes në fuqi të ligjit “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar, të vitit 2006 dhe në të njëjtën kohë kanë paraqitur kërkesë me shkrim pranë drejtorive të ALUIZNI-t në qarqe brenda afatit të parashikuar, kanë të drejtën e rimbursimit të shumave të paguara në të holla në këmbim të pagesës nëpërmjet bonove të privatizimit. Sipas përllogaritjeve, gjendja e bonove të privatizimit dhe vlera në miliona lekë të shpërndara zë më shumë se 51 miliardë lekë, ose rreth 68 për qind. Rreth 24 miliardë lekë janë të pashpërndara, që zënë rreth 75 miliardë lekë bono privatizimi. Në procesin e privatizimit janë përdorur rreth 11 miliardë lekë bono, ndërsa 74 miliardë nuk u arritën të përdoreshin. Sipas përllogaritjeve, janë rreth 750 mijë qytetarë që përfituan nga letrat me vlerë dhe bonot e privatizimit, shumica e të cilave nuk është futur ende në përdorim dhe pritet që së shpejti të kalojnë për procesin e legalizimeve.
Situata
Në procesin e privatizimit janë përdorur rreth 11 miliardë lekë bono, ndërsa 74 miliardë nuk u arritën të përdoreshin. Sipas përllogaritjeve, janë rreth 750 mijë qytetarë që përfituan nga letrat me vlerë dhe bonot e privatizimit, shumica e të cilave nuk është futur ende në përdorim.
Fondet
Në Shqipëri kanë ekzistuar tri fonde investimesh që kanë grumbulluar letra me vlerë, ku më e njohura mbetet “Anglo-Adriatika”, në të cilën kanë depozituar bono privatizimi rreth 47 mijë familje shqiptare për një vlerë prej rreth 10 miliardë lekësh.
Shitja
Pavarësisht se rimbursimi me bono privatizimi për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje sapo ka filluar, interesi i qytetarëve për blerjen e tyre në treg është thuajse minimal. Kjo mungesë interesi ka bërë që vlera e bonove të arrijë vetëm në 6 për qind.