PS, sot numërimi i votave për anëtarët e Asamblesë
Tiranë- Asambleja e re Kombëtare e Partisë Socialiste sot do të numërojë votat që 1500 delegatë hodhën për anëtarët e rinj të Asamblesë. Nga 186 emrat kandidatë, delegatët nga e gjithë Shqipëria votuan për 121 anëtarët të cilët do jenë pjesë e Asamblesë. Ndër këto kandidatë të votuar, 80 prej tyre do të jenë burra dhe 41 të tjerët do të jenë gra.
Në këte formë Parita Socialiste përmbush kështu kuotën e 30% të përfaqësimt të grave në rradhet e Asamblesë së re të saj. Vihet re se në listën e PS-së ka emra të shoqërisë civile si pedagogia e Shkencave të Komunikimit dhe Gazetarisë znj.Iris Luarasasi. Vërehen edhe emra surprizë si ish-prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku, ish-ambasadori Bashkim Zeneli apo diplomati Dritan Hila.
Po ashtu, kjo Asmable ka rikthyer emra që kishin mbetur në hije gjate këtyre vitëve. Rikthehet ish-kreu i PS-së së Tiranës Musa Ulqini, ish-,ministri Anastas Angjeli etj. Asambleja e re Kombëtare e PS-së do të ketë 250 anëtarë, nga të cilët 121 u votuan ditët e shtunë, ndërsa pjesa tjetër futet automatikisht. Siç janë kryetarët e Partisë Socialiste në rrethe, deputetët, apo edhe ish-presidentët socialist.
Shkrime të tjera me interes: