PS starton protestat në 19 mars
14/03/2010 Socialistët përkujtojnë dy vjetorin e tragjedisë së Gërdecit
Edhe këtë javë socialistët, aksion politik në sallën e kuvendit
Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për rinisjen e protestave qytetare. Kështu, burime pranë selisë rozë bënë me dije se do të jetë pikërisht data 19 mars ajo e cila do të japë startin e një aksioni të tillë, i paralajmëruar prej kohësh nga përfaqësuesit socialistë. Ndërkohë që përpara kësaj date lidershipi socialist ka ideuar të përkujtojë 2-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit. Por kësaj radhe kjo përkujtimore nuk do të jetë në përmasat e një proteste të madhe qytetare, por do t’i kushtohet një mënyre tjetër organizimi, ndryshe nga ajo e një viti më parë. Në këtë mënyrë, pak nga pak kampi opozitar po bën gjithnjë e më të qartë pozicionin e saj për ditët në vijim. Kësisoj, përgjatë kësaj jave socialistët janë të përqendruar në aksionin politik brenda sallës së Kuvendit, por njëkohësisht dhe me përgatitjet për oponencën ndaj mazhorancës parlamentare jashtë këtij institucioni, konkretisht me organizimin e protestave qytetare në të gjithë vendin. Ndërkohë mësohet se lidhur me rinisjen e këtyre manifestimeve, kupola rozë ka zgjedhur datën 19 mars, duke pritur në këtë mënyrë diskutimet në Kuvend mbi propozimet e depozituara në këtë institucion nga ana e PS-së, lidhur me hetimin parlamentar të zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara më 28 shkurt të vitit që kaloi. Por sipas përfaqësuesve socialistë, meqë deri më tani nuk është ndonjë sinjal pozitiv nga ana e shumicës në Parlament për të dhënë konsensusin mbi këto propozime, atëherë kampit opozitar nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të ndërmarrin një tjetër hap, atë të protestave qytetare. Në këtë kuadër, lidershipi socialist ka nisur prej kohësh kontaktet si me deputetët, ashtu dhe me përfaqësuesit vendorë të PS-së, për të dhënë udhëzimet paraprake mbi rimarrjen e këtij aksioni politik. Kjo pasi, sipas socialistëve, qëllimi i protestave dhe i aksionit politik të Partisë Socialiste dhe partive që do të mbështesin një nismë të tillë, të jetë në përputhje me interesat e qytetarëve. Për këtë arsye, nuk duhet që këto protesta të bëhen vetëm në kuadër të kërkesës permanente të socialistëve për hapjen e kutive të votimit, por edhe për problemet që kanë zona të caktuara, ku pas evidentimit të këtyre problemeve të programohet dhe atmosfera mbi të cilën do të organizohet protesta. Megjithatë, edhe pse po punohet në këtë drejtim, ligjvënësit socialistë nuk kanë lënë mënjanë dhe përpjekjet e tyre gjatë seancave të diskutimit në Kuvend, për të bërë të mundur realizimin e kërkesës së tyre për hetimin parlamentar të zgjedhjeve në rrugë institucionale. Madje, përgjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar deklaratat e njëpasnjëshme të deputetëve socialistë, ku i bëjnë thirrje mazhorancës të reflektojë kundrejt nismave ligjore të propozuara nga PS-ja, ku insistohet për një hetim të plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit. Ndërsa sa i takon 15 marsit, ishte vetë kreu Rama, që bëri me dije gjatë ditës së djeshme për përkujtimin e një tragjedie të tillë. Por mësohet se kjo përkujtimore do të përqendrohet më së shumti në vendin ku ndodhi tragjedia, ku humbën jetën 26 banorë të Gërdecit.
Kreu socialist reagoi për krizën ekonomike në vend
Rama: Berisha të tërhiqet nga politikat e mashtrimit
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi dje lidhur më situatën e rënduar ekonomike në vend. Kështu, kryefjala e bashkëbisedimit të djeshëm me gazetarët ishte pikërisht një situatë e tillë, të cilën e kreu socialist e cilësoi si “batërdi ekonomike”. Kjo, pasi në gjykimin e kryetarit Rama, Qeveria po fsheh krizën reale që po prek vendin. “Me këtë batërdi ekonomike ku zhytet vendi përditë, zoti Berisha vazhdon të pretendojë tunele të reja dhe rritje rrogash e pensionesh”, vlerësoi Rama gjatë fjalës së tij, lidhur me krizën ekonomike që ka përfshirë vendin. Sipas tij, vendi po përjeton një krizë të vërtetë ekonomike dhe rritja e premtuar e rrogave dhe pensioneve nuk do të bëhet në një kohë kur arka e shtetit është bosh. “Që prej shtatorit 2009, kur u rritën rrogat e pensionistëve, ata kanë paguar një taksë të fshehtë me zhvlerësimin e lekut. Berisha rriti pensionet për t’ua marrë përsëri, ndërsa tani bën premtime në kohën kur arka e shtetit është bosh”, vuri në dukje Rama. Për këtë arsye, kreu socialist i bëri thirrje Qeverisë që “të tërhiqet nga politikat e mashtrimit, kur deklaron që inflacioni është 4,4%, ndërkohë që vendi është në një batërdi ekonomike, ku kanë mbetur të papërfunduara rrugët e nisura në fushatat elektorale. Nuk është e vërtetë që inflacioni është 4,4%. Vendi është përfshirë nga një krizë e thellë ekonomike, ku politikat e gabuara ekonomike tregojnë që është shprehje e interesave të një grupi të caktuar njerëzish”, deklaroi Rama. Parë në këtë këndvështrim, kryetari i socialistëve sqaroi se “për të parë krizën, mjafton të shikojmë rrugët e papërfunduara të fushatave elektorale, të cilat kanë mbetur përgjysmë, pasi Qeveria nuk paguan dot punëtorët. Është koha që Qeveria të tërhiqet nga politika e mashtrimeve dhe të nisë të reflektojë”, nënvizoi Rama, duke shtuar se “kjo është një krizë e ecjes kokëfortë, që do të ketë të njëjtin fat si tuneli i Kalimashit. Nëse tuneli ka rënë, tregon që edhe kjo krizë qëndron si lak në fytin e vendit”.
Shalsi për SHISH
“Berisha po shfaq shenja papërgjegjshmërie ndaj vendit”
Partia Socialistë shigjetoi ashpër Qeverinë dhe Kryeministrin Berisha lidhur me ndryshimet në ligjin për SHISH-in. Deputeti socialist Eduart Shalsi, gjatë një deklarate për shtyp u shpreh se “ndërkohë që PS-ja dhe jo vetëm, por edhe partnerët ndërkombëtarë i kanë kërkuar Sali Berishës të rishikojë dhe të rikonceptojë projektligjin aq shumë të kontestuar të Shërbimit Informativ Shtetëror, ai me një kryeneçësi primitive vazhdon të ecë në udhën e tij pa të ardhme, duke dashur të rrëmbejë një tjetër institucion, për të vendosur një kontroll mbi të gjithë institucionet”. Sipas tij, përmes këtij momenti Berisha jep të tjera shenja papërgjegjshmërie ndaj vendit dhe institucioneve, pas refuzimit që i bën hetimit të krimit elektoral. “Ndërkohë që Shqipëria ka nevojë për reforma, ligje dhe institucione demokratike në shërbim të qytetarëve, me projektligjin tashmë të miratuar në komisionin e Ligjeve, Sali Berisha rihap një plagë nga e cila vuajtën të gjithë shqiptarët kur ai ishte president, plagë që e mbajnë mend mirë ende, SHIK-u famëzi”, vuri në dukje Shalsi. Madje, po në këtë linjë, deputeti socialist shtoi se “Shqipëria e dhjetëvjeçarit të kaluar e ka paguar me një çmim të lartë, tepër të lartë, papërgjegjshmërinë, primitivitetin dhe arrogancën e Sali Berishës president. Shqipëria e këtij dhjetëvjeçari nuk do t’ia falë Sali Berishës, Kryeministër pa legjitimitet moral, kthimin mbrapsht të historisë që ne do të donim të ishte arkivuar njëherë e përgjithmonë”.
Thirja për PD
Hysi: 18 marsi, shansi për të zgjidhur krizën
Partia Socialiste përshëndeti dje përpjekjet që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë institucionet ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri dhe integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe europiane. Ishte deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, ajo që duke iu referuar mesazhit të drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme për zgjerimin e Evropës, Piere Mirel, i cili solli në vëmendje të klasës politike shqiptare rëndësinë që ka zgjidhja e krizës politike dhe rolin e Parlamentit, sidomos të komisionit të Ligjeve në këtë proces, i bëri thirrje për reflektim mazhorancës qeverisëse. “Fryma e diskutimeve të përfaqësuesve të mazhorancës në komisionin e Ligjeve tregon se mazhoranca kërkon të fitojë kohë dhe të tregojë se është për konsensus në zgjidhjen e krizës, por nisma e PS-së s’është antikushtetuese”, vlerësoi ajo. Sipas Hysit, PS-ja është e gatshme të zgjidhë krizën politike me mjete demokratike, mes institucioneve të tilla si Parlamenti dhe në përputhje me standardet e përcaktuara nga Kushtetuta. Për këtë arsye, deputetja socialiste bëri me dije se “PS-ja i bën thirrje mazhorancës dhe Parlamentit që të reflektojë, të vlerësojë rëndësinë që ka zgjidhja e krizës politike, të ofrojë zgjidhjen e saj, duke i hapur rrugë hetimit të zgjedhjeve dhe të kontribuojmë së bashku në dhënien fund të zgjedhjeve me standarde të kufizuara”. Sipas saj, më 18 mars mazhoranca ka mundësinë të tregojë gatishmërinë e saj për t’i dhënë një zgjidhje krizës në rrugë parlamentare.