E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, strategji anti-kosto elektorale

Deputetet socialiste, te cilet do te rikandidojne ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009, do t'iu duhet te braktisin zonat e tyre elektorale, te perfaqesuara deri me tani ne organin legjislativ. Kjo do te jete nje tjeter vendimmarrje e kupoles roze, sa i takon pergatitjeve per garen e afert parlamentare.

Strategjia

Kupola roze po harton strategjine e saj per garen e afert elektorale ne zgjedhjet parlamentare. Nder piketat kryesore eshte dhe ndarja e kandidateve ne zonat elektorale. Burime prane selise roze, bejne me dije se lidershipi i PS-se ka vendosur qe dhe lidhur me kete ceshtje te mos ndjeke traditen e meparshme. Ne kete menyre, deputetet socialiste, te cilet do te rikandidojne ne kete gare, "do te braktisin" zonat e tyre, te perfaqesuara deri me tani ne Kuvend. Nje vendim i tille, i cili konsiston ne ndryshimin e zonave elektorale per ligjvenesit aktuale, do te jete kryesisht per deputetet, te cilet kane prej me shume se dy mandate ne legjislativ. Po sipas ketyre burimeve, nje nder arsyet kryesore, per te cilat vjen ky ndryshim, lidhet me pakenaqesite apo mosrealizimin e plote te premtimeve elektorale nga nje deputet i caktuar ne nje zone te caktuar. Levizja ose ndryshimi i zonave do te jete ne te shumten e rasteve brenda qarkut, perjashtuar ndonje rast te vecante, ku mund te kete dhe nje kapercim nga qarku ne qark. Por, ne te gjitha rastet grupi i kandidateve do te udhehiqet nga nje kandidature me vlera te rendesishme ne PS. Kesisoj, duke pasur parasysh se sistemi zgjedhor eshte proporcional rajonal mbi baze qarqesh atehere organizimi elektoral do te fokusohet ne qark dhe do te jete ekipi i perzgjedhur per kete qark, ai i cili do te kete nje rol paresor ne organizimin e fushates, si ne permbajtje ashtu edhe ne marketing, e deri ne administrimin elektoral. Ndersa do te jete nje strukture qendrore, e cila do te drejtoje, orientoje dhe koordinoje te gjithe veprimin elektoral, ku ne krye te saj do te jete pikerisht kryetari i PS-se, Edi Rama.

Kandidatet

Megjithese eshte ende heret per te folur mbi kandidatet, qe do te perfaqesojne PS ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kriteret kryesore do te jene ndertimi i profilit elektoral te cdo qarku, percaktimi i kritereve dhe metodikes se perzgjedhjes se rezervuarit te kandidateve. Analiza dhe testimi i detajuar ne te gjitha zonat elektorale do te jene dy shtyllat kryesore, mbi te cilat do te bazohet lista shume-emerore e kandidateve te PS-se per garen elektorale te 2009-es. Kapacitetet dhe perberja e seciles zone zgjedhore do te jene ne fokusin e analizave, qe kupola roze do te zhvilloje pergjate gjithe periudhes paraelektorale, faze ne te cilen do te perzgjidhen dhe kandidatet potenciale, qe do te perfaqesojne Partine Socialiste ne konkurrimin per legjislativin e ardhshem. Keshtu, edhe pse ende nuk eshte vendosur konkretisht mbi strategjine qe do te aplikohet per kete ceshtje, burime prane selise roze bejne me dije se diskutimet e deritanishme jane te perqendruara ne keto dy piketa. E ne rast se do te jene keto parimet kryesore, mbi te cilat do te hartohet lista e kandidateve per deputete, atehere ajo do te perbehet nga kandidate, aktualisht deputete, por dhe emra te rinj, qe do te sjellin dhe eliminimin e disa prej figurave ne PS. Oli Xhilaga

Motivimi, ndarja do te jete sipas zonave qe marrin persiper

Ne gare, pavaresisht kandidateve qe do te paraqiten, votat do te jene te ndara, ashtu sikurse eshte dhe elektorati, i majte dhe i djathte. Por, nese ne listen per deputete nuk do te rezultojne te gjithe fitues, kupola roze ka programuar dhe elementet motivues. Kesisoj, te gjithe kandidatet per deputete ne nje zone te caktuar, duhet te jene te bashkuar dhe te kontribuojne per fitoren e PS-se, pavaresisht nese do te arrijne te behen apo jo deputete. Kjo pasi dhe per kete pjese do te ofrohen poste drejtuese ne sektore te rendesishem, ne rast se kjo force do te vije ne pushtet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›