E Diel, 1 Nëntor 2026

Brace: Berisha pervetesoi 128 milione dollare ne pese muaj, nga kompensimi

Partia Socialiste reagoi dje, lidhur me zbatimin e ligjit per buxhetin e vitit 2008. Keshtu, bazuar ne disa prej treguesve te rinj fiskale per 5-mujorin, socialistet akuzuan Kryeministrin e vendit se u ka vjedhur shqiptareve me shume se 128 milione dollare ne 5 muaj. Ne kete menyre, nenkryetari i grupit kuvendor socialist, Erion Brace, gjate nje komunikimi me mediet nuk vonoi te akuzoje Kryeministrin Berisha se "ne 5 muajt e pare te ketij viti u ka vjedhur shqiptareve me shume se 128 milione dollare, duke mos i kompensuar realisht per rritjen e cmimeve, por duke i mohuar edhe investimet publike". Per kete arsye, Brace e cilesoi turin e kreut te ekzekutivit "Shqiperia ne NATO" si turin e genjeshtrave te Kryeministrit. "Turi "Dialog me genjeshtren" i Sali Berishes, duhet te materializohet me keta tregues: Sali Berisha u ka marre qytetareve, permes plackitjes nga cmimet 128 mln USD, nuk u ka dhene atyre, 147 milione shpenzime operative, mirembajtje, kapitale, te cilat mungojne ne spitale, shkolla, rruge plot gropa, bujqesi, energji, uje etj., por edhe 11 mln USD shpenzime sociale", vuri ne dukje Brace, gjate fjales se tij, lidhur me kete ceshtje. O.XH


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›