E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha dhe Berluskoni nënshkruajnë aleancën strategjike Romë-Tiranë

Kryeministri Berisha dhe ai italian, Berluskoni firmosën dje një marrëveshje të përbashkët për partneritet strategjik. Falë kësaj, sipas dy kryeministrave, marrëdhëniet e mira mes 2 shteteve do të intensifikohen dhe më tej. “Jam shumë i gëzuar që pata rastin të nënshkruaj këtë marrëveshje për Partneritetin Strategjik midis këtyre dy vende, të cilat kanë marrëdhënie shumë të mira dhe jam i bindur se këto marrëdhënie, marrëdhëniet ekonomike, industriale, tregtare dhe kulturore do të mund të rriten, sepse kemi edhe pozicione të njëjta në politikën evropiane, po ashtu edhe historinë e traditën kulturore. Ne e firmosëm këtë marrëveshje në mënyrë që të rrisim akoma më shumë këto realitete midis dy vendeve tona. Kjo më dha mundësinë që unë të pres mikun tim të vjetër, Sali Berisha, të cilit i bëj komplimentet e mia, sepse ai flet një italishte perfekt dhe pa asnjë diksion të huaj. Ai e ka thjesht nga televizioni gjuhën e tij. Pra, kam qenë shumë i lumtur që pata mundësinë që të shikonim së bashku me të mundësitë dhe ai më tregoi vetë situatën që ekziston në vendin e tij, situatën ekonomike dhe atë politike. Ne bëmë një koncentrim të saktë të ecjes së tyre drejt Evropës”, deklaroi Kryeministri italian Silvio Berluskoni në përfundim të nënshkrimit të marrëveshjes.Dy liderët kanë folur dhe për çështje të tjera me rëndësi për 2 shtetet siç janë bashkëpunimi në fushën e energjetikës, drejtësisë, sigurisë se kufijve por dhe investimeve dhe turizmi. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›