E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mesazhi ynë është shumë i qartë, t’i jepet fund bojkotit”

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Christina GallachBashkimi Europian dhe Presidenca spanjolle konsiderojnë, se tryeza për dialogun politik midis opozitës dhe qeverisë është momenti që t’i jepet fund tensioneve të klimës politike në vend, pasi përndryshe, kjo do të ketë një impakt shumë negativ mbi vendin.Christina Gallach, zëdhënësja e Presidencës spanjolle u shpreh se “Bashkimi Europian dhe Presidenca spanjolle është jashtëzakonisht e kënaqur për tryezën e dialogut që do zhvillohet të shtunën. Ne mendojmë dhe këtë e kemi shprehur në emër të të gjithë vendeve anëtare, se kjo tryezë është një rast që duhet kapur dhe duhet të përbëjë mbylljen e një kapitulli, e një situate që nuk mund të vazhdojë kështu. Një ngërç i tillë ka për Shqipërinë dhe qytetarët e saj, një kosto të madhe në jetën e përditshme dhe për marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ne shpresojmë, se nga takimi i të shtunës do shohim një qëndrim të ri dhe një rezultat të ri”, u shpreh ajo.Gallach tha se mungesa e dialogut e vështirëson procesin e integrimit të Shqipërisë në strukturat evropiane. “Mungesa e dialogut dhe e një mekanizmi efikas të liderëve qeveritare dhe atyre të opozitës, do të vështirësojë për të mos thënë do ta bëjë të pamundur, procesin tepër të rëndësishëm dhe themelor të përgjigjeve të pyetësorit të Komisionit Europian, që në vetvete përbën një hap i domosdoshëm në integrimin europian të vendit. Ndaj, padyshim ky dialog që do të nisë të shtunën, duhet të vazhdojë e të jetë frytdhënës sepse është e vetmja mënyrë, që vendi të ecë përpara. Palët duhet të punojnë së bashku edhe në Parlament dhe brenda institucioneve, me qëllimin e vetëm për të ecur përpara dhe jo me sytë nga e shkuara”, deklaroi më tej, Gallach....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›