PS terheq ftesen: Nuk bejme koalicion me LSI
Ne kohen kur diskutohet formula e bashkepunimit mes Partise Socialiste dhe koalicionit te majte, deputeti Pandeli Majko vendos vijat e kuqe, per te cilat nuk mund te diskutohet. Ne nje prononcim dhene dje nga qyteti i Korces per mediat, Majko ka perjashtuar mundesine e nje koalicioni mes Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim. Majko ka folur dhe per pergatitjen e procesit zgjedhor nga KQZ dhe e ka akuzuar kete institucion per vendimmarrje te njeanshme.
Koalicioni me LSI
Sipas deputetit Pandeli Majko, Partia Socialiste nuk mund te beje koalicion me ato forca, qe jane pjese e koalicionit qeverises “Nuk bejme aleance me parti, qe qeverisin sot. Ne nuk do te bejme aleance parazgjedhore me parti qe jane ne qeveri. Nese diskutohet aleanca me parti, te cilat jane shprehur dhe do te shprehen per ndryshimin e qeverise aktuale, deren e ka te hapur cilido”, u shpreh dje deputeti i PS-se, Majko. Ne menyre indirekte, Majko i eshte pergjigjur dhe deklarates se bere dy dite me pare nga Meta, i cili u shpreh se LSI-ja “eshte e mesmja e arte” per vendin dhe se do te jete faktor ne zgjedhjet e ardhshme. Majko u shpreh se nuk ka mes te arte, por partite duhet te zgjedhin. “Nuk eshte vendim qe pritet nga ne, eshte vendim qe pritet nga palet e tjera. Nese jane per te vazhduar kjo qeverisje, apo jane per te ndryshuar ate. Nuk ka mes te arte ne kete histori, ka vetem nje zgjedhje ose keshtu, ose ashtu”, u shpreh dje deputeti i PS-se, Majko. Por edhe pse Partia Socialiste ka deklaruar se nuk ben koalicion me LSI-ne, per sa kohe ajo eshte ne qeverisje, edhe kjo e fundit ka shprehur rezerva. Deputeti Nasip Naco u shpreh se formula e bashkepunimit nga ana e PS-se me vende pune ne kembim te votave, eshte e papranueshme ne konceptin politik te kesaj force.
Zgjedhjet
Nga qyteti i Korces, Majko ka komentuar dhe situaten politike dhe pergatitjen per procesin e Zgjedhjeve. Ai u shpreh, se KQZ eshte nje institucion i politizuar dhe zgjedhjet pritet te kene probleme, per sa kohe vendimet do te merren nga mazhoranca e sotme. “KQZ-ja eshte e politizuar. Eshte nje institucionin i politizuar dhe qe vazhdimisht po behet pjese e krizes parazgjedhore. Shqiperia ka 22 vjet qe nuk ka patur zgjedhje te lira dhe te ndershme. Shkaktari kryesor qe zgjedhjet ne vendin tone nuk jane te lira, eshte vete kryeministri Sali Berisha”, eshte shprehur Majko. Po ashtu, Majko, ka komentuar dhe situaten e rendit dhe te sigurise ne vend. Ai eshte shprehur, se problemi me shtimin e krimit, vjen si pasoje e mungeses se rendit.“Ne vendin tone ka shume probleme me zbatimin e ligjit. Situata kriminale eshte shume e renduar, prandaj kerkohet dhe kthimi i denimit me vdekje. Nuk besoj se kjo do te jete zgjidhje. Nuk dua te bie ne logjiken kimike, ose sic quhet ne gjuhen e fshatit, tredhje”, ka thene Pandeli Majko.