NDI: Kodi Zgjedhor i mire, zbatojeni Rozeta Rapushi
Instituti Demokratik Amerikan (NDI), publikoi dje raportin paraprak per situaten parazgjedhore ne Shqiperi, duke vleresuar si te mire Kodin Zgjedhor, por si te polarizuar situaten parazgjedhore ne Shqiperi. Kreu i delegacionit, guvernatori Houard Dean, tha se ligji eshte i mire per te realizuar zgjedhje te mira, por jane forcat politike, qe duhet ta respektojne ate. “Shqiperia ka bere progres te madh drejt demokracise. Sistemi politik, eshte maturuar. Por, partite politike qe e kane kete kuader ligjor kane pergjegjesine qe te japin besim ne procesin e demokracise”, - u shpreh Dean. Ne raport, theksohet se nese ligji do te zbatohet ne menyre te drejte, te qendrueshme dhe te paanshme, ne perputhje me standardet nderkombetare, vendi do te jete ne gjendje te zhvilloje zgjedhje qe meritojne besimin e popullit dhe pranim te rezultatit. “Kjo mundesi mund te shkoje dem nese qendrimet e papershtatshme partiake e minojne kete proces, duke lekundur besimin e publikut ne integritetin e zgjedhjeve dhe duke ulur besimin publik te institucionet politike te vendit”, - thekson raporti. Dean shton se gjithashtu kerkohet qe rezultati i zgjedhjeve te shqyrtohet ne menyre te drejte dhe transparente dhe mosmarreveshjet te gjykohen duke iu permbajtur me besnikeri ligjit. Ai permendi se gjate takimeve te zhvilluara me forcat politike, eshte vene re nje cinizem te thelle, e cila minon demokracine. “Po ashtu duhet te themi se Shqiperia dhe qytetaret shqiptare duhet te punojne te kalojne kete cinizem dhe kjo mund te behet qe gjerat te jene sa me transparente te mundshme”, - shtoi Dean. Ai vleresoi se ligji zgjedhor eshte shume i mire, por puna eshte se si do te zbatohet ai. “Pertej faktit qe zgjedhjet duhet te jene te lira dhe te drejta, partite politike duhet te bejne te pamunduren qe qytetaret shqiptare te dalin dhe te votojne”, - theksoi Dean. Ne rekomandimet per forcat politike, NDI keshillon qe palet te te komunikojne me njera-tjetren ne menyre konstruktive, permes debateve te moderuara. Nga ana tjeter, kerkohet qe udheheqesit e partive politike te mbeshtesin pavaresine institucionale te KQZ-se si dhe te behen perpjekje per te pastruar listat e votuesve nga regjistrimet e dyfishta ne menyre qe te dhenat te jene lehtesisht e verifikueshme.
“Shqiperia ka bere progres te madh drejt demokracise. Sistemi politik, eshte maturuar. Por, partite politike qe e kane kete kuader ligjor, kane pergjegjesine qe te japin besim ne procesin e demokracise. Te behen zgjedhje qe te shihen nga masa e gjere si zgjedhje te lira dhe te ndershme. Ne dime se situata eshte e polarizuar sa i takon partive politike”
Benxhamin: NDI, po ndjek pergatitjet e zgjedhjeve
“Synimi i ketij misioni ka qene te vleresoje ne menyre te paanshme pergatitjet per zgjedhjet, shqyrtimin e faktoreve te vecante qe ndihmojne procesin demokratik dhe te ofronte rekomandimet per procesin parazgjedhor, puna e ketij delegacioni nuk mund te jete vleresim i plote dhe perfundimtar. Ne Shqiperi delegacioni eshte takuar me zyrtare dhe perfaqesues me te larte te vendit, perfaqesues te KQZ, medias dhe shoqata dhe perfaqesues te komunitetit nderkombetar”, - u shpreh dje Drejtori Rajonal per Evropen Qendrore dhe Lindore, Robert Benxhamin.
Dean: Politika te lere menjane cinizmin, te zbatoje ligjin
“Shqiperia ka bere progres te madh drejt demokracise. Te behen zgjedhje qe te shihen nga masa e gjere si zgjedhje te lira dhe te ndershme. Gjate takimeve tona kemi vene re nje cinizem te thelle, e cila minon demokracine. Po ashtu, me duhet te them se Shqiperia dhe qytetaret shqiptare, duhet te punojne te kalojne kete cinizem dhe kjo mund te behet qe gjerat te jene sa me transparente te mundshme. Sa i takon kuadrit zgjedhor, ka qene shume i mire. Puna eshte se si do zbatohet kuadri ligjor. Puna tani eshte qe ta ndalojme kete cinizem dhe te mos merremi me fjale por me vepra”, - u shpreh kreu i delegacionit, Hauard Dean.