Xhelozia ndaj Obamas, Republikanët zgjedhin kryetar me ngjyrë
Uashington - Liderët me ngjyrë duket se janë kthyer në modë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përkrah demokratëve që zgjodhën president me ngjyrë Barak Obamën, edhe Partia Republikane Amerikës ka zgjedhur kryetarin e saj të parë me ngjyrë, Michael Steele. Steele, 50 vjeçar, është konsideruar nga partia e tij si një njeri me talent i cili mund të arrijë të ketë një ndikim duke çuar mesazhin republikan në pakicat ispanike, ato me ngjyrë dhe të tjera grupe të cilat janë duke u shtuar së tepërmi kohët e fundit në këtë vend.Si drejtues i Komisionit Kombëtar Republikan, Steele duhet të gjejë një mënyrë për t’u përballur me presidentin tjetër me ngjyrë, Barak Obama, i cili sot është në krye të SHBA-ve, për kontrollimin e dhomave.
Në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, duket se palët nuk do të kenë më avantazhin e ngjyrës së kandidatit, pasi në poste mjaft kyçë të të dyja kaheve ka dy emra mjaft të rëndësishëm në postë po të rëndësishme.