E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Shijakut autori Gabova makine

Ishin ne vendin e gabuar me makinen e gabuar. Kete deklaroi autori i vrasjes se dy personave dhe plagosjes se dy te tjereve perpara policise se Durresit pas masakres qe kreu ne vendin e quajtur Kater rruget e Shijakut mbremjen e se merkures. I arrestuar nga policia Emiljano Tema 25 vjec i denuar me pare rrefeu se vrasja e 37-vjecarit Blerim Kertalli dhe 35-vjecarit Mariglen Avdullai si dhe plagosja e Altin Avdylit e Altin Brahimaj ishte nje ngaterrese dhe se kishte dashur te vriste persona te tjere me te cilet ishte perplasur disa ore me pare.

Ka qene pikerisht nje ngaterrese e tille ne Shijak qe coi ne identifikimin e autorit. Behet e ditur se te plagosurit ndodhen jashte rrezikut per jeten ndersa mesohet se njeri prej tyre eshte demtuar nga bllokimi i makines ne kohen e atentatit. Njeri nga viktimat e pikerisht Mariglen Avdullai ishte nga qyteti i Lushnjes dhe te merkuren kishte vajtur mysafir tek kunati i tij Blerim Kertalli viktime e dyte e atentatit te gabuar

Ngjarja

Te kater burrat po ktheheshin ne shtepi nga Durresi dhe ndaluan per te furnizuar me karburant mjetin me te cilin udhetonin nje fuoristrade tip Benz me targa te huaja. Por ne kete kohe jane gjendur nen nje bresheri plumbash automatiku kallashnikov ndersa autori duket se ishte pozicionuar ne krahun e djathte te automjetit dhe eshe larguar ne erresire. Viktimat ne krahun e djathte te mjetit kane humbur jeten per shkak te plageve dhe hemorragjise ndersa dy te tjeret kane marre vetem plage.

Hetimi

Policia e mberritur ne vendngjarje ka marre ne pyetje persona te ndryshem duke pyetur edhe nese ka pasur raste konflikti. Keshtu u mesua se shtetasi Emiljano Tema shtepia e te cilit ndodhej prane vendit te ngjarjes diten e marte ishte rrahur me disa te rinj dhe ishin qelluar me tavulla duhani. Nga deshmite rezultoi se personat qe ishin perplasur me 25-vjecarin Tema zoteronin nje makine me targa te huaja e ngjashme me ate te viktimave.

Si rrjedhoje policia ka mberritur ne banesen e te dyshuarit si autor nderkohe qe nga kontrolli i eshte gjetur arma e krimit me nje karikator bosh dhe nje karikator rezerve ne gatishmeri me 30 plumba.

Autori

Emiliano Tema 25 vjec nga Shijaku u prangos si autori i vetem i dyshuar i masakres qe i mori jeten dy personave dhe plagosi dy te tjere. Burimet nga grupi hetimor u shprehen se ai kishte pranuar krimin por duke u shprehur se ishte gabuar ne shenjestren e tij. Ne te vertete Tema kishte dashur te vriste dy persona te tjere te cilet sipas tij udhetonin edhe ata me fuoristrade te ngjashme me ate ku gjendeshin kater burrat. Tema deklaroi se ishte ne konflikt me shtetasit Indrit Kapedani dhe nje person me inicialet S.T pasi ishin rrahur ne nje nga lokalet e zones dhe per kete kishte tentuar qe ti vriste. Sipas policise Tema ishte i denuar 3 here me pare per armembajtje pa leje plagosje dhe prodhim dhe shitje narkotikesh vepra te kryera tre vjet me pare.

Viktimat

Blerim Kertalli 37 vjec banues ne Shijak.
Mariglen Avdullai 35 vjec banues ne Lushnje
Te plagosurit
Altin Avdyli 34 vjec banues ne Shijak.
Altin Brahimaj 27 vjec banues ne Shijak

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›