E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS vendos të mos hyjë sot në Kuvend


Partia Socialiste vendos të mos hyjë në punimet e Kuvendit të Shqipërisë ditën e sotme. Pas një mbledhje të grupit parlamentar të PS-së që zgjati më shumë se një orëe gjysmë, deputetët kanë vendosur të mos marrin pjesë në Parlament në shenjë proteste për vendimin e Byrosë së Kuvendit për deputetët Balla e Tahiri.
Të enjten e kaluar, Byroja vendosi të përjashtonte për 2 seanca deputetin Taulant Balla për fjalë të padenja në Kuvend. Ndërsa deputetit Sajmir Tahiri i është tërhequr vëmendja për fjalorin e përdorur në Kuvend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›