Toçi: Pushteti është pengesë për integrimin
15/04/2010 Reagim
Partia Socialiste iu kundërpërgjigj ashpër deklaratës së Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila e cilësoi këtë parti si pengesë për integrimin e vendit. Deputeti socialist Fatmir Toçi duke u ndal në këtë deklaratë e u shpreh se “nuk ka sot njeri në Shqipëri që të vërë në dyshim përkushtimin e Partisë Socialiste ndaj integrimit të vendit, pasi i kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë të mbështesim gjithnjë proceset integruese, sepse këtu nuk bëhet fjalë për interesa të ngushta partiake të njërës apo tjetrës palë, por për interesat madhore afatgjata të shqiptarëve”. Sipas tij, ky përkushtim ndaj integrimit në BE dhe evropianizimit të Shqipërisë qëndron në zemër të kauzës për transparencë e për shpëtimin e demokracisë shqiptare nga ky pushtet, i cili vërtet flet për integrimin, por me çdo veprim të tij provon qartë se synon thjesht e vetëm uzurpimin e të gjithë hapësirës demokratike në vend. “Prandaj sot pushteti nuk mund të akuzojë Partinë Socialiste se po pengon integrimin, dhe aq më pak mund ta bëjë këtë zonja Topalli, e cila është kthyer në një problem për parlamentarizmin shqiptar. E këshillojmë zonjën Topalli që arsyet për pengesat dhe vonesat në procesin e integrimit t’ i kërkojë tek ky pushtet, që sot ka marrë peng vendin”, vlerësoi Toçi.