Meta:Opozita të kontribuojë për integrimin

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta e ka vlerësuar dorëzimin e pyetësorit të Shqipërisë për anëtarësim në BE një moment historik dhe ka apeluar opozitën të japë kontrobutin e saj në procesin e integrimit. "Opozita ka mjaft ekspertë që mund të japin kontributin e tyre. Besoj se opozita do reflektojë. Nuk e besoj se opozita do paraqesë si sukses së saj, mosfunksionimin e saj si një opozitë aktive parlamentare që përmbush detyrimet në këtë proces kombëtar. Opozita duhet të drejtojë komisionin parlamentar të integrimit europian", theksoi ai. Meta theksoi se duhet thelluar bashkëpunimi ne Parlament e jashtë tij për integrimin në Bashkimin Europian. Ai ka falenderuar ekspertët që kanë punuar në përgjigjet e Pyetësorit. Ministri Meta theksoi se procesi i integrimit është i pandalshëm, ndaj i rëndësishëm është cilësia.
Duke iu referuar liberalizimit të vizave, ministri i Jashtëm Meta theksoi se Shqipëria ka përmbushur kriteret dhe do të marrë heqjen e vizave. "Ne kemi përmbushur kriteret për të bërë të mundur heqjen e vizave. Ne meritojmë liberalizmin dhe askush nuk do na pengojë në këtë proces", pohoi Meta.