“Vizat, PS nuk po e ndihmon procesin”
15/04/2010 Kryetarja Topalli fajëson opozitën
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka akuzuar opozitën shqiptare se po pengon proceset integruese të Shqipërisë me bojkotin e saj dhe vetëpërjashtimin nga pjesëmarrja në Kuvend për realizimin e reformave. Duke iu përgjigjur interesit të medias lidhur me procesin e liberalizimit të vizave dhe dorëzimin e pyetësorit të KE-së, Kryeparlamentarja u shpreh optimiste për realizimin prej mazhorancës që ajo përfaqëson të këtij procesi. “Padyshim që mungesa e bashkëpunimit të opozitës nuk e ndihmon procesin. Mungesa e bashkëpunimit është jashtë kohës, jashtë vendit, meqenëse shoqëria shqiptare në 96 për qind të saj kërkon integrimin. Jemi në momentin vendimtar, kur komuniteti ndërkombëtar dhe Evropa po shikojnë se sa opozita po bashkëpunon në Parlament për çuarjen përpara të reformave të tjera”, theksoi Topalli. Duke iu referuar mungesës së opozitës në Kuvend për gati shtatë muaj, Kryetarja e Kuvendit përsërit ftesën e saj drejtuar kundërshtarëve politikë. “Unë shfrytëzoj rastin për ta ftuar Partinë Socialiste për të qenë bashkëpunuese në çdo ligj, në çdo reformë që ne vazhdojmë të kemi në Parlamentin e Shqipërisë. Nga 9 shtatori kemi kaluar 152 ligje, marrëveshje, vendime dhe rezoluta. Unë nuk e di se si mund të ndihen deputetët e opozitës, që nuk kanë qenë pjesëmarrës të këtyre reformave që do të bëjnë të mundur liberalizimin e vizave. Po ashtu, unë mendoj se opozita duhet të jetë bashkëpunuese”, tha ajo. Dhe në rast të dështimit të kësaj thirrjeje drejtuar opozitës, mazhoranca e ka gati përgjigjen. “Ne do të bëjmë çdo gjë për të rikuperuar kërcënimin që i është bërë nga bojkoti dhe kërcënimin që i është bërë nga mospjesëmarrja tërësore në të gjitha punimet parlamentare si në komisione, ashtu edhe në aktivitete të tjera të punës së Parlamentit. Askush nuk duhet të guxojë që të pengojë këtë proces. Unë jam e bindur. Po lobojmë fort dhe unë jam e sigurt se shqiptarët në 2010-ën do të lëvizin pa viza”, përfundoi ajo.