E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parashtron arsyet për të cilat duhet të protestohet

15/04/2010 Rama në Durrës

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi dje një takim me banorë të lagjes 16 të qytetit të Durrësit. Gjatë bisedës me kreun e PS-së, qytetarët shfaqen shqetësimet e tyre për pamundësinë e përballimit të jetesës për shkak të çmimeve të rritura, për shkak të mungesës së vendeve të punës dhe shumë faktorëve të tjerë të cilët ata i japin në dëshmitë e tyre. Nga ana e tij, kryetari Rama, duke u ndalur në situatën e rënduar ekonomike, i mëshoi me forcë faktit se kjo histori e vjedhjes dhe e gënjeshtrës duhet të mbarojë. “Në këtë situatë që jeni ju janë qindra mijëra njerëz që nuk kanë mundësi të paguajnë dritat, nuk kanë mundësi të shtyjnë muajin. Ka vetëm një rrugë për të dalë nga kjo gjendje: në protesta bashkë me ne, për t’i dhënë fund kësaj historie korrupsioni, kësaj historie vjedhjeje, kësaj historie abuzimi, që i ka rrënjët aty tek ato kutitë e votimit. Ju keni votuar për ndryshimin, pushteti e ka kthyer votën tuaj në një votë për vetveten”, vuri në dukje Rama, gjatë fjalës së tij. Madje, duke vijuar po në këtë linjë, Rama shtoi se “i vetmi që mund ta rikthejë në vend këtë punë është populli, dhe ne nuk do të vazhdojmë kështu, do të protestojmë, do të protestojmë, do të protestojmë të gjithë bashkë. T’i japim fund kësaj historie. Kjo histori me rrena dhe me vjedhje duhet të mbarojë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›