E Hënë, 2 Nëntor 2026

PS vijon fushatën në Tiranë, Manastirliu: Koncept i ri për blloqet e banimit në kryeqytet

Në fushatë për të siguruar mbështetjen e banorëve të Tiranës, për zgjedhjet e pjesshme lokale, kandidatja e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu, ishte në Njësinë nr. 2.

Duke u ndalur te nisma për lirimin e hapësirave publike, ajo tha se se deri më tani janë çliruar rreth 1.500 pika në Tiranë.

“Si ta bëjmë Tiranën më të jetueshme, si t’i bëjmë lagjet më të jetueshme, si t’i krijojmë hapësirat më të mira për fëmijët tanë që të luajnë, si t’i krijojmë hapësirat për të moshuarit që të kenë hapësira çlodhëse por nga ana tjetër dhe të harmonizojmë bashkëjetesën mes komunitetit dhe biznesit për t’ia rritur vlerën pronës edhe biznesit,” u shpreh znj. Manastirliu.

Sa i takon problematikave me trafikun e rënduar në kryeqytet, kandidatja socialiste tha se ka shumë për të bërë për transportin publik, por edhe për krijimin e hapësirave të harmonizuara në blloqet e banimit.

Manastirliu prej ditësh ka dalë në terren në takime me banorët e kryeqytetit për të njohur problematikat me të cilat ata përballen.

Gazetare: Denada Shkodrani

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›