Vendimi i Kushtetueses për zgjedhjet në Tiranë, Berisha: Rama mori goditje fatale, asgjë s’mund të nxirret jashtë kuadrit kushtetues

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar për vendimin e dhënë dje nga Gjykata Kushtetuese e cila pezulloi dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 nëntorit në Bashkinë e Tiranës.
Berisha deklaroi se ky vendim, ishte një goditje e rëndë për kryeministrin Edi Rama, ndërsa garantoi se asgjë nuk do të nxirret jashtë kuadrit kushtetues.
“Pasi mori një goditje fatale nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Edi Rama njoftoi se do vazhdojë në rrugën Xhaçka, do bëjë atë që bëri me Xhaçkën.
Por, i garantoj qytetarët e Tiranës se duke respektuar plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe duke dënuar me forcën më të madhe edhe njëherë aktin e shëmtuar dhe të papërgjegjshëm të presidentit kukull të Edi Ramës, asgjë nuk do mund të nxirret jashtë kuadrit kushtetues. Kjo është përgjigja ime”, deklaroi Berisha.
/rtsh.al/