E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS zgjedh sot kryetarin e ri, në garë Rama e Lakrori

Sot në Partinë Socialiste votohet se kush do të jetë kryetari i ardhshëm i Partisë Socialiste. Në garë janë kandidatët Edi Rama dhe Maqo Lakrori, por pritet që Edi Rama të mos ketë asnjë pengesë serioze për të fituar këtë garë. Sipas të dhënave do të jenë 387 qendra votimi aq sa janë edhe njësitë vendore në të 12 qarqet. Votimi nisi në orën 08.00 dhe kutitë mbyllen në orën 16.00.
Kandidati për kreun e PS-së, Edi Rama voton në njësinë numër 2 pranë shkollës së Baletit.
Rama tha se procesi i votimit ishte demokratik, por ka pasur vështirësi. "Berisha, Meta e Nano kanë bërë çmos të përbaltin dhe përçmojnë këtë process", tha ai. Sipas Ramës votimi për kreun e PS-së tregon se PS-ja është forca më e madhe politike dhe më demokratike në vend. Rama e konsideroi votimin për kreun e partisë, momoentin më të rëndësishëm për një parti politike.
Ndërkohë që kandidati tjetër për kreun e PS-së, Maqo Lakrori ka votuar në ndërtesën e gazetës "Zëri i Popullit", ku është vendosur qendra e votimit. Pas votimit, Lakrori tha se procesi ka ecur normal.
Radiotelevizioni "Ora News" do të përcjellë LIVE të gjithë votimin, detaje, opinione dhe natyrisht edhe rezultatin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›