E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS'91: Rama e Berisha bashkë për të sulmuar shtetin ligjor

Nëpërmjet kryetarit të saj, PS '91 denoncon para opinionit publik dhe socialistëve bashkimin e ri të Edi Ramës me Sali Berishën në sulm ndaj shtetit ligjor dhe institucioneve që luftojne krimin. "Dhurata e Vitit te Ri që Rama i bëri Berishës mbetet një ngjarje e shëmtuar politike që s'ka lidhje me interesat strategjike të integrimit europian të Shqipërisë. Kjo dhuratë ka lidhje vetëm me interesat personale të çiftit politik Rama- Berisha", u shpreh Petro Koçi. Sipas tij pazari i Rama-Berisha është në dëm të pavarësisë së institucionit kushtetues të akuzës dhe demostron edhe një herë politikën e paskrupullt të Partisë ish socialiste të komanduar nga Edi Rama. "Politika karagjoze e lidershipit të opozitës të ish PS-së nuk po dëmton vetëm interesat elektorale të socialisteve, por po dëmton thelbësisht funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri", theksoi kryetari i PS '91. Duke iu referuar miratimit të ligjit për Prokurorinë Koçi tha " Shitja e pavarësisë së Prokurorisë për të fituar një Kod përjashtues dhe përçarë të së majtës dëshmon inkriminimin antisocialist të Edi Rames dhe ushtarëve të tij në parlament". Në fund të fjalës së tij, Petri Koçi deklaroi se "PS '91 mbetet e angazhuar për bashkimin e socialistëve për të fituar zgjedhjet e ardhshme, për të sfiduar qeverinë aktuale dhe pazarin e turpshëm Rama -Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›