E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë vjedhjet, vihen në pranga gjashtë të dyshuar

Tiranë, 27 Dhjetor, 12:23, NOA - Gjashtë persona janë vënë në pranga nga policia, pasi akuzohen për vjedhje makinash dhe mallrash. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës, thanë për agjencinë NOA se, të dyshuarit janë ndaluar në dy operacione të ndryshme, ndërkohë që të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë.

Të dyshuar për akuzën e “vjedhjes”, efektivët e Komisariatit numër 4, në Tiranë kanë bërë arrestimin në flagrancë të:

Shaban Miftarit, 38 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Paskuqan

Erlis Nikollit, 18 vjeç, lindur në Lezhë dhe banues në Tiranë

Sh. M, 16 vjeç, lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë

Arrestimi i tyre u krye pasi u dokumentua tërësisht implikimi i tyre në bashkëpunim me njëri -tjetrin, ku dyshohet se kanë kryer vjedhjet se më poshtë:

Më 26 dhjetor 2008, vjedhjen e pasqyrave të mjetit tip “Benz”, me targa TR 3829 L.

Më 22 dhjetor 2008, vjedhjen e pasqyrave të mjetit tip “Benz”, me targa TR6949 M.

Gjithashtu po hetohet në gjendje të lirë B. L, 45 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme, nga specialistët e seksionit Kundër Vjedhjeve të Automjeteve u bë arrestimi në flagrancë i:

Mondi Sukës, 30 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Zhej të rrethit Laç

Dardan Hazizit, 21 vjeç, lindur dhe banues në Milot të rrethit Laç

Dorian Idrizit, 20 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë dhe banues Tiranë

Arrestimi i tyre u krye pasi u kapën flagrancë në orën 21:00, në Rrugën e Dibrës, pranë Medresesë, duke i vjedhur një sasi malli nga karroca që po transportonin dy kinezë. Pas kësaj janë bërë veprimet procedurale, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mallri i vjedhura si dhe makina tip “Golf” ngjyrë gri me targë LA 1760 A, me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët.

Materialet për të shtatë personat, i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, nën akuzën e “vjedhjes në bashkëpunim”.

c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›