E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Misioni i trupave shqiptare në Irak, i bekuar

Kryeministri Berisha në fjalën e tij përshëndetëse në ceremoninë e kthimit të trupave shqiptare nga misioni në Irak, shprehu mirënjohje për këtë mision krenar për Shqipërinë. "Dita e sotme na mbush me krenari dhe mirënjohje për bijtë dhe bijat e këtij vendi që pasi përmushën një mision të mëdh në një vend mik rikthehen në vendin e tyre, dhe mbi të gjitha sepse ky mision ishet i suskseshëm", u shpreh Berisha. Kryeministri theksoi se "5 vjet ju shërbyet në Mosul, në Bagdad dhe dhatë një kontribut të jashtëzakonshëm, mbrojtët jetën e qytetarëve iraken, shkuat në Irakun që përjetonte pasojat e tmerrshme të një diktature barabare. Riktheheni sot nga Iraku që ka një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike",shtoi ai . Berisha e konsideroi misionin e trupave shqipare në Irak të bekuar. "Misioni juaj është mision i bekuar, sepse të tilla janë të gjitha misionet e paqes". Kryeministri falenderoi trupat pasi kanë shtuar solidaritetin dhe miqësinë me SHBA-në dhe Irakun.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›