E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers:"Mirënjohje për misionin e trupave në Irak"

Ambasadori i SHBA-së John Withers në ceremoninë kushtuar kthimit të trupave shqiptare nga misioni në Irak , e cilësoi si ditë të veçantë ditën e sotme. "Është e veçantë të shohësh këta ushtarë trima që qëndrojnë këtu të sapokthyer nga Iraku, të dëshmoj se kanë përmbushur detyrën me nder dhe janë kthyer shëndoshë e mirë në famijet e tyre", u shpreh Withers. "Ju sjell falenderimet e qeverisë amerikane për ndihmën e dhënë ne vendosjen e paqes dhe lirisë në një vend të largët. Sot ju përcjell respektin e kombit amerikan për kurajon e treguar ndaj rrezikut", shtoi amabasadori. Ndër të tjera ai shpreh edhe "Mirënjohjen e popullit amerikan sepse keni qenë miq të Amerikës kur ajo ka pasur nevojë". Në fund të fjalës së tij Withers tha se "Shoh para ditën kur ju do të qëndroni krah ushtarëve amerikanë si pjesë e NATO-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›