Avokati: Akuzat ndaj Fazllic, te paligjshme

Avokati i biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazllic, ka deklaruar se akuzat e ngritura ndaj klientit te tij jane te paligjshme.
Genc Gjokutaj eshte shprehur sot se prokuroria e akuzon Fazllic per pastrim parash, por nuk ka fakte per burimin e tyre.
Sipas tij, Fazllic nuk ka kryer asnje veper penale qe te arrihet ne perfundimin se po pastron para. Pas pretendimeve te avokatit mbrojtes te biznesmenit, seanca e sotme eshte shtyre dhe prokuroria ka kerkuar kohe per te shprehur qendrimin e saj.