Prokuroria pret “gjobën” për shefin e qarkullimit
Prokurori Ervin Karanxha lexoi në gjykatë kërkesën për gjykim ndaj të pandehurit Ahmeti, i cili akuzohet për “kryerje të veprimeve arbitrare”. Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, Ahmeti i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat
TIRANE-Kryekomisar Krenar Ahmeti është njohur dje zyrtarisht me akuzat që rëndojnë mbi supet e tij. Prokurori Ervin Karanxha lexoi në gjykatë kërkesën për gjykim ndaj të pandehurit Ahmeti, i cili akuzohet për “kryerje të veprimeve arbitrare”. Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, Ahmeti i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, duke u shprehur se ka zbatuar vetëm ligjin. Avokati ka rezervuar të drejtën që provat me të cilat do të vërtetojë pafajësinë e kryekomisarit Ahmeti, do t’i paraqesë gjatë procesit gjyqësor. Më pas, në vazhdim të seancës gjykata ka vendosur të thërrasë dëshmitarët e parë. Kështu prokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Bajri Ymeri, bashkëshorti i saj avokat, Agron Bajri, janë dy emrat e parë në listën e organit të akuzës që do të vijnë për të dëshmuar përballë të pandehurit Ahmeti, për shkak se kanë qenë dhe protagonistët kryesorë të ngjarjes që e dërgoi shefin e Qarkullimit rrugor kryeqytetas, në bankën e të akuzuarve. Seancën e radhës pritet të dëshmojë dhe Hasan Nezaj, një tjetër person që ka bërë denoncim ndaj Ahmetit. Shefi i Komisariatit të Qarkullimit Rrugor, Krenar Ahmeti u konfliktua me prokuroren e Krimeve të Rënda, Elisabeta Bajri mbrëmjen e 17 majit të këtij viti, teksa kjo e fundit po udhëtonte në një makinë me të vëllanë dhe nënën e saj të sëmurë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kullave Binjake në Tiranë.
Shefi i Qarkullimit Rrugor të kryeqytetit është bërë disa herë protagonist i skenave të dhunshme. Në adresë të tij ka pasur shpesh anskesa nga qytetarë të ndryshëm. Si objekt i raportimit mediatik kanë depërtuar vetëm rastet më flagrante, por dhjetëra raste të tjera të ushtrimit të dhunës ndaj qytetarëve kanë mbetur të parapurtuara në publik. Së fundmi, media raportoi për një aksident me makinë ku mbetën të plagosura dy vajza. Në timon ishte vetë shefi i Qarkullimit të Tiranës, Krenar Ahmeti. Rasti mësohet të jetë mbyllur pa procedim të mëtejshëm penal në ngarkim të Ahmetit. Mbi Ahmetin është krijuar tashmë një perceptim që i përafrohet atij të një njeriu me prirje sadiste, edhe pse vetë Ahmeti, nuk ka hezituar të dalë para kamerave të studiove televizive duke u përpjekur të japë imazhin e një djali të mire me sjellje delikate. Periudha e ushtrimit të funksioneve shtetërore nga Krenar Ahmeti përkon me përhapjen e një bisnesi shumë fitimprurës sikurse është ai i karro-atrecëve, të cilët janë nënkontraktuar nga shërbimi i policisë rrugore.
(d.b/BalkanWeb)