E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH, publikon rregullat e reja të Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit publikoi rregullat e reja të maturës shtetërore. Sipas ministrit të Arsimit Fatos Beja, rriten të drejtat e maturantëve në këtë proces. Ndërkohë për degët e Akademisë së Arteve dhe Sporteve nuk do të ketë më provime me zgjedhje. 

TIRANE- Ministria e Arsimit publikoi rregulla të reja të maturës shtetërore, të cilat sipas ministrit Fatos Beja perfeksionojnë më tëj këtë proces. Beja veçoi si më të rëndësishëm të drejtat që u sigurojnë maturantëve gjatë provimeve përmbyllëse. Çdo student mund të kërkojë tezën e provimit të tij dhe ka të drejtën e rishikimit të tezës. ##

Ministri i Arsimit Beja u shpreh se “çdo student do të ketë të drejtën të kërkoj testin, pasi ta ketë kontrolluar të kërkoj një komision i cili do të bëjë vlerësimin e tezës, nëse meriton pikë më shumë do ti jepen këto pikë, ne do të bazohemi te teza”

Më tej Beja shtoi se “ne hoqëm pengesën që duhet të kesh dhënë patjetër provimin e maturës për të vazhduar sistemin e lartë arsimor part-time, duke krijuar kështu mundësinë për të gjithë ata studentë që kanë mbaruar studimet para vitit 2006 të regjistrohen”

Për çështjen e shumë debatuar të diplomave Beja tha se formati dhe përmbajta e tyre nuk do të ndryshojë pasi kjo është një eksperiencë që është praktikuar edhe në shumë vende të Bashkimit Evropian.

“Slogani se po bëre tre vjet universitet nuk gjen punë, janë slogane të cilat mbeten të tilla dhe janë të dështuara, pasi shqiptarët që kanë mbaruar tre vjet janë futur punë në Shqipëri”- theksoi Beja.

Për degë të Akademisë së Arteve dhe të Sporteve duke nisur nga viti i ardhshëm nuk do të jepen më provimet me zgjedhje, por vetëm ato të detyrueshme. Këtë vit lëmda e gjuhës italiane është përfshirë në provimet me zgjedhje. Ministri i Arsimit Fatos Beja tha se ndryshime janë bërë edhe në sistemin e altertekstit. Kreu i arsimit shtoi se këtë vit do të kenë mundësi të aplikojnë edhe autorë të huaj për botimin e teksteve të shkencave ekzakte. Provimet e lirimit në fund të klasës së 9 do të korrigjohen jo nga mësuesit e shkollave të tyre, por nga mësues brenda sistemit arsimorë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›