PS:Berisha të publikojë letrën drejtuar DASH-it

Partia Socialiste i ka kërkuar sërish sot kryeministrit Sali Berisha që të publikojë letrën sekrete të dërguar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Zëdhënësja e PS-së Armela Imeraj në një konferencë për shtyp është shprehur se qytetarët shqiptarë me anë të kësaj letre do të kuptojnë se cilat janë ankesat që janë hedhur poshtë nga Uashingtoni.
"Ne i kërkojmë Berishës të zbardhë përmbajtjen e letrës ankesë të dërguar në departamentin e shtetit. çfarë shkruhej në atë letër? Cilat ishin akuzat që ajo përmbante? Përse fshihet kjo letër dhe mbahet sekret nga sytë e publikut? Cilat ishin akuzat e Ilir Metës dhe Sali Berishës të hedhura poshtë nga departamenti amerikan i shtetit?", u shpreh Imeraj.
Imeraj u shpreh se pas njohjes me letrën e dërguar nga Departamenti i shtetit, është bërë publike dhe një tjetër letër sekrete të nisur nga Ministri i Jashtëm Ilir Meta, ekzistenca e të cilës mohohet nga përfaqësuesit e qeverisë.