Vlorë/Trafik i rënduar, radhë të gjata makinash

Situata në rrugët e qytetit të Vlorës këtë fundjavë kanë qenë mjaft i rënduar. Automjetet që lëviznin brenda në qytet u dyndën nëpër të gjitha rrugët e Vlorës .Problem ishte qarkullimi në qytet për autoambulancat dhe zjarreëfikëset pasi nuk mund të shkonin në destinacion në rast ngjraje apo ndodhie. E njëjtë paraqitej situata edhe mëngjesin e së dielës nëpër të gjithë vijën bregdetare të Vlorës si brenda saj por dhe në dalje. Shtimi i automjeteve në qytet ka bërë që infrastruktura e dobët si dhe mungesa e sinjalistikës të sjell kaos në trafik. Sado që policia rrugore ka marrë forca shtesë nga qytetet e tjera nuk po e përballon dot fluksin sidomos në fundjavë, ku kryehen edhe mjaft ceremoni dasmash. Në Vlorë mungojnë parkimet mes pallateve por dhe ato buzë rrugës zihen nga banorët vlonjatë që banojnë në zonë, ndërsa të tjerët duhet të gjejnë një parkim tepër të shtrenjtë dhe mjaft të largët nga zona ku pushojnë. Në fakt edhe në plazhet e Vlorës është e vështirë të gjesh parkim. Në mesditë në rrugën transballkanike në afërsi të stacionit të trenit një automjet tip opel aksidentoi rëndë një 65-vjeçar i cili teksa po kalonte rrugën u përplas nga automjeti. Drejtuesi i automjetit pasi e dërgoi 65-vjeçarin vetë në spital u dorëzua në polici. 65-vjeçari pas një ndërhurje kirurgjikale ndodhet në gjendje tepër të rëndë për jeten në spital. Ky nuk është rasti i vetëm i askidenteve në këtë rrugë ku numri i viktimave është i frikshëm pasi në të mungon sinjalistika, ndriçimi por dhe trotuaret , pa përmendur këtu parakalimet e gabuara dhe mos respektimi i normave të shpejtësisë. Në fakt Vlora në fund javë shënoi si temperatura të larta ashtu edhe probleme në qarkullim. Kjo fundjavë përkoi më nderimin e pushuesve për këtë muaj gushti.