E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSD: Aplikoni për kartat

Tiranë-Partia Demokracia Sociale u ka bërë sot thirrje qytetarëve shqiptar që të pajisen sa më shpejtë me letërnjoftime, si mundësi e vetme për të marrë pjesë në zgjedhje. Në një komunikim me mediat, sekretari Politik Artur Duçkallari, përveç apelit për qytetarët, ka akuzuar struktura shtetërore se po përpiqen për të manipuluar procesin e shpërndarjes së kartave të identitetit si nëpërmjet listave prioritare ashtu dhe me sponsorizimet për kuponët e aplikimeve për ata që i mendojnë si votues te tyre.

“Ne tashme të gjithë jemi përpara faktit se Ministria e Brendshme dështoi ta mirëorganizonte këtë proces, por edhe për post kësaj, përgjigja e qytetarëve nuk duhet të jetë mungesa por përfshirja masive në këtë proces”-tha Duçkallari.

Në emër të PDS-së, ai ka kërkuar që qeveria të rishikojë skemën kompensuese dhe të krijojë lehtësi të mëtejshme për të shmangur që qoftë edhe një zgjedhës i vetëm ta humbasë të drejtën e votimit për shkak të mos pajisjes me letërnjoftim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›