Berisha:Videoja e Pangos, vepër e Ramës

Kryeministri Sali Berisha thyen heshtjen duke folur për herë të parë publikisht mbi skandalin seksual në të cilin u përfshi ish-zyrtari i qeverisë së tij Ylli Pango. Kryeministri Berisha duke vlerësuar si veprim të drejtë shkarkimin nga ministër kulture të Pangos, akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë kreun e partisë socialiste Edi Rama si personin i cili ndërtoi gjithë këtë skenar duke blerë edhe mediat e ndryshme në vend. "Videoja e realizuar ndaj ish-minsitrit Pango ishte një vepër e kryetarit të PS-së, Rama. Edi Rama bën përdorim ekstrem të medias", u shpreh kryeministri.Kryeministri i vendit përjashtoi përgjegjësinë politike për zgjedhjen e Pangos ministër kulture dhe se moralisht e kishte marrë vendimin në mënyrë të rrufeshme. Ai shtoi se për një veprim të tillë nuk do të hezitonte për të bërë të gjithë veprimet e duhura. "Duke e shkarkuar, i dhashë Pangos atë që meritonte", tha Berisha. Kryeministri deklaroi se dënon faktin që Pango është filmuar në shtëpinë e tij. "Nuk filmohet në shtëpi pa procedurë. Kjo parashikohet edhe në Kushtetutë", nënvizoi kryeministri. Sipas tij, vajza e cila realizoi kamerën e fshehtë shkoi në shtëpinë e Ylli Pangos, gjysmë e zhveshur. Kjo është deklerata e parë publike e kryeministrit Berisha që pas skandalit të ish-ministrit Pango, pavarësisht interesimit konstant të medias. Shkarkimi i Pangos nga ministër u krye nga kryeministrit vendit brenda 4 minutave pas shfaqjes së një kamera të fshehtë të emisionit "Fiks Fare" në të cilën Pango kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune.