Tahiri:Vullnetarët, pjesë e PS-së drejt fitores

Sajmir Tahiri, kryetari i fondacionit "Qemal Stafa", i ftuar në Ora News,duke iu referuar zgjedhjete të 28 qershorit, u shpreh se ky fondacion së bashku me PS-në, në kuadër të përgatitjes për fushatën elektorale ka zhvilluar diskutime me ekpertë për të marrë eksperiencën për çështjet që shqetësojnë vendin, si reforma në sistemin gjyqësor, integrmi europian, punësimin, ekonominë e me radhë. Sipas tij, rrjeti i vullnetarëve në PS-së nuk është i kopjuar. Lidhur me punën konkrete të këtij rrjeti, Tahiri tha se "Vullnetarët kanë dritare të parë të krijojnë dritare komunikimi me publikun.Muaji shkurt ka qenë muaji i vullnetarëve, ne kemi zhvilluar në pothuajse të gjithë qytetet e Shqipërisë. Vullnetarët janë një forcë e shtuar ndaj forumeve të PS-së,që të gjithë bashkë çojnë drejt fitores",theksoi Tahiri. Sipas tij, vullnetarët janë të rëndësishëm në një parti, sepse ata kontribuojnë për një ide të caktuar, për një qëllim të caktuar, vullnetarët bëhen kontributorë të kësaj ideje pa qenë pjesë e PS-së. Tahiri deklaroi se sondazhi më i mirë se nga cila parti duan shqiptarët të qeverisen do të jenë zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij, sondazhet janë thjesht një element në një shoqëri ku këmbehet informacioni. "Më shumë se sa sondazhet opinioni publik e çorienton një qeveri grabit dita-ditës dhe mendon vetëm për biznese familjare", theksoi ai. Lidhur me komentet e Nanos, se PS-ja nuk është politika e sotme zyrtare, Tahiri tha se "Është një opinion i një individi që herë pas herë gjen kohë të prononcohet.Asgjë më tepër ", theksoi ai.