Kartat,MB:Procesi është shtrirë në 92% të popullsisë

Ministria e Brendshme ka reaguar për akuzat e opozitës për pajisjen e qytetarëve me letërnjoftime. Kjo ministri bën të ditur se procesi i pajisjes së qytetarëve shqiptarë me letërnjoftime elektronike po ecën normalisht dhe është mbështetur nga të gjithë qytetarët shqiptarë. "Stacionet e aplikimit janë instaluar dhe po vazhdon procesi në bashki e komuna që përbëjnë rreth 80% të popullsisë së vendit dhe brenda muajit Mars do të instalohen edhe në 117 komuna të tjera, duke mbuluar një popullsi prej 3 923 958 banorë ose afërsisht 92% të popullsisë"-thekson deklarata.Sipas burimeve zyrtare nga kjo ministri, deri në datën 11 Mars 2009 kanë aplikuar 233 mijë shtetas, afro 40% e të cilëve janë qytetarë që nuk kanë pasaporta dhe janë prodhuar 125 mijë letërnjoftime elektronike që i përkasin të gjithë qytetarëve që kanë aplikuar deri në fundin e muajit shkurt.