PSD: Bisedimet Kosovë-Serbi, pa ndërmjetësues ndërkombëtarë

Partia Socialdemokrate e Kosovës mbështet në parim mbajtjen e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështje teknike, por jo edhe për tema të tjera që kanë të bëjnë me pavarësinë e vendit tonë, e cila është një kapitull i mbyllur njëherë e përgjithmonë.
Gjatë një konference për media të dielën, zëdhënësi i kësaj partie Tomor Maloku, ka thënë se në rast të bisedimeve Kosovë-Serbi duhet të vendosen “vija të kuqe”, ndërkaq ka propozuar që si bazë të bisedimeve të mundshme të jetë traktati i fqinjësisë dhe që bisedimet të mbahen pa ndërmjetësues ndërkombëtar.
“Partia Socialdemokrate e Kosovës, vlerëson se mbajtja e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë duhet t’i ketë disa vija të kuqe, të cilat në asnjë mënyrë nuk duhet të tejkalohen dhe të vihen si tema të diskutimeve të mundshme siç janë statusi i përmbyllur, kufijtë e Kosovës të padiskutueshëm, bisedimet të mbahen pa ndërmjetësues ndërkombëtar, bisedimet të mbahen në kufi mes dy shteteve si për shembull në Merdare”, ka thënë ai, transmeton Kosovapress.
Për më tepër, Maloku ka theksuar se PSD-ja është e mendimit se për statusin e Kosovës dhe kufijtë e saj çdo gjë është e përmbyllur dhe se është e papranueshme diskutimi i tyre dhe se për to nuk ka mandat askush të diskutojë në emër të Kosovës.
Lidhur me këtë çështje, PSD-ja ka dalë edhe me disa rekomandime, duke propozuar që si bazë për bisedimet e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë të jetë traktati i fqinjësisë së mirë, i paraqitur gjatë kohës së negociatave shtesë për Kosovën, të bëhen bisedime pa ndërmjetësues ndërkombëtar, ndërkaq bisedimet të fokusohen në çështjet e personave të pagjetur dhe kthimin e të zhvendosurve, për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, menaxhimin e kufijve si dhe për çështjen e kodit të telefonisë mobile dhe të trafikut ajror.
Gjatë kësaj konference Maloku ka folur edhe rreth hyrjes së dhunshme të disa serbëve, në pikën kufitare në Jarinje, duke theksuar që kjo çështje tregon që menaxhimi i kufirit nuk është duke u bërë në nivelin e duhur dhe se sipas tij duhet të ndërmerren masa për të parandaluar raste të tilla.
“Hyrja e dhunshme në pikën kufitare të Kosovës, tregon se menaxhimi i kufirit nuk është duke u bërë në nivelin e duhur dhe se duhet të ndërmerren masa urgjente për të parandaluar raste të tilla të turpshme duke përforcuar masat e sigurisë, por edhe duke u përmirësuar koordinimi në mes Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it”, ka thënë Maloku.
Sipas tij, kjo ka ardhur si pasojë se nuk janë ndërmarrë masa të duhura me kohë dhe për këtë Policia e Kosovës nuk ka qenë e aftë që të kryejë detyrat për të cilat është e ngarkuar, andaj duhet të merren masa shtesë që raste të tilla të parandalohen.