Rajoni, tre presidentët në tryezën e Sejdiut
27/06/2010 Presidenti i Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë takohen në Prizren
Topi: Kosova dhe përfaqësuesit e saj duhet të jenë të pranishëm në të gjitha tavolinat
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, do të udhëtojë drejt Prizrenit me ftesë të Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu, ku në Prevallë do të zhvillojnë një takim me kryetarët e shteteve të katër vendeve fqinje: Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës. Takimi është në vazhdën e takimit të Vlorës të një viti më parë dhe në qendër të tij do të jenë diskutimet mbi bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën e zhvillimit të tij në kuadër të përmbushjes së aspiratës së këtyre vende për integrimin në strukturat euroatlantike dhe në familjen e madhe evropiane. Në përfundim të takimit mes Presidentit Topi, atij të Maqedonisë Gjorgje Ivanov, Presidentit të Malit të Zi Filip Vujanoviç dhe Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu do të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp. “Do ta konsideroja takimin e Prizrenit të një rëndësie të veçantë, qoftë në kontekstin historik, qoftë në kontekstin politik dhe atë rajonal. Gjithsesi, jam i prirur që ta vlerësoj shumë pozitivisht takimin e Prizrenit, që në fakt është një përsëritje e takimit të zhvilluar në Vlorë, saktësisht në datat 24-25 qershor të vitit të kaluar”, - tha Presidenti Topi në një intervistë për televizionin “TV 21” të Kosovës. Kreu i shtetit, duke përmendur ecurinë pozitive të Kosovës gjatë këtyre dy vjetve, shprehu angazhimin e palës shqiptare për përfshirjen e këtij shteti të ri në të gjitha tavolinat rajonale. “Edhe partnerët, edhe me kolegët, të cilët sot janë në institucione të rëndësishme të vendeve të Ballkanit, e kam pjesë të pandarë dëshirën që të shpreh pikërisht atë që Kosova dhe përfaqësuesit e saj duhet të jenë të pranishëm në të gjitha tavolinat ku diskutohet për politikë, diskutohet për ekonomi, diskutohet për ambientin, për rritjen e tij, për kërkimin e të gjitha burimeve natyrore që ka rajoni ynë dhe pa dyshim i tillë do të jetë interesimi dhe angazhimi im dhe i institucioneve të Shqipërisë për ta pasur Kosovën gjithmonë të pranishme”, - vijoi presidenti Topi. Numri një i shtetit shqiptar shprehu besimin se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën do të jetë pozitiv, çka do të imponojë vendimin e shumë shteteve që deri tani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Qëndrimi i Serbisë
Injorimin nga Serbia të çdo takimi ku Kosova merr pjesë, Presidenti Topi nuk ka dashur ta komentojë. Por ai është shprehur optimist në ndryshimin e qëndrimit të këtij shteti ndaj çështjes së Kosovës. “Ajo që sot ndodh në pjesën më të madhe të vendeve të rajonit uroj që të përparojë edhe në mentalitetin e politikës serbe, sepse e ardhmja e vendeve të rajonit është pa diskutim komunikimi, respekti i sovranitetit të çdo vendi dhe të gjithë së bashku besoj se do të përfaqësojmë aspiratat e popujve tanë, si vende që duan të orientohen dhe të jenë pjesë e familjes evropiane dhe euroatlantike”, - tha Topi. Kreu i shtetit e gjykoi me rëndësi të madhe vlerësimin e realiteti të ri të Kosovës nga institucionet më të rëndësishme evropiane dhe demokratike, si një realitet mjaft pozitiv. “Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës kemi jo vetëm një njohje të tërësishme globale, janë 69 shtete, por ajo që është me shumë rëndësi është njohja rajonale edhe nga vende që në përbërjen e tyre demografike kanë pjesë të popullit serb, sikurse është Mal i Zi, ndoshta një pjesë në Maqedoni”, - tha Presidenti.
Takimi Topi-Dol
Pavarësisht qëndrimit “në vend-numëro” të dy lidershipëve politike në vendit ndaj situatës kritike të krijuar në parlamentin e Shqipërisë, pavarësisht hyrjes në Parlament të opozitës, Presidenti i Republikës shprehet optimist për zgjidhjen e krizës politike. “Me vullnetin politik të palëve, pas rivendosjes së dialogut politik institucional mes mazhorancës dhe opozitës si dhe me angazhimin serioz të tyre ekzistojnë të gjitha mundësitë që zgjidhja të vijë në mënyrë institucionale dhe në funksion të demokracisë dhe të interesave të qytetarëve shqiptarëve”, - ka deklaruar Topi gjatë takimit që ka zhvilluar dje në Presidencë me kryetarin e grupit të Partive Popullore të Parlamentit Evropian Zhozef Dol. Nga ana e tij ky i fundit tha se palët duhet të zbatojnë rregullat që imponon demokracia. “Palët dhe drejtuesit e lartë politikë shqiptarë duhet të shohin nga e ardhmja demokratike dhe të zbatojnë rregullat që imponon demokracia në respekt të Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës”, - theksoi ai.