PSD, Gjinushi: Vendit i duhet ndryshimi që kërkon rinia
Socialdemokrati Skënder Gjinushi deklarohet optimist për fitoren e së majtës në zgjedhje. Në një takim me të rinjtë e PSD-së, Gjinushi tha se e majta synon të ndryshojë qeverisjen, ashtu sic e kërkon rinia.
TIRANE- Edhe Socialdemokrati Skënder Gjinushi deklarohet optimist për fitoren e së majtës në zgjedhjet e 28 qershorit. Në një takim me të rinjtë e PSD-së, Gjinushi tha se e majta synon të ndryshojë qeverisjen, nga gjendja ku e ka katandisur kjo maxhornacë e skandaleve dhe e shkeljes së ligjeve.
“Do të fitojmë sepse Shqipërisë i duhet ndryshimi i madh dhe këtë ndryshim e kërkon në radhe të parë rinia, e cila kërkon rikthimin e normalitetit, vendosjen e një pusheti legjitim të mbështetur në votën e popullit” u shpreh kreu i PSD-së.
Gjinushi theksoi se vendit i duhet një qeveri për rininë, me standarde e me dinjitet duke sjellë si shembull të maxhorancën në pushtet.
“Kërkojmë formimin e një qeverie që qeveris për rininë dhe jo për vete, që qeveris prej së ardhmes dhe jo prej së shkuarës, që integron vendin në bashkimin Europian dhe në Nato me dinjitet, me standarde dhe jo me Gërdecëra e skandale të njëpasnjëshme . Qeveria e së djathtës aktuale është modeli më i keq në këtë drejtim” theksoi Gjinushi përpara të rinjve të Partisë Social Demokrate.(e.n/balkanweb)