E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e shtëpive të shembura në Kavajë vizitohen nga Patozi e Meta

Nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi ka vizituar sot familjarët e 7 banesave të shembura në Synej të Kavajës.Ai vlerësoi se është një ngushëllim i madh fakti që pas kësaj ngjarje nuk pati viktima. Patozi ka falenderuar autoritetet që ndihmuan në mënyrë të menjëhershme familjet e pastrehë."Mbështeja duhet të vazhdojë edhe pas fazës së emergjencës",theksoi ai. Ndërkohë që fshatin Synej e ka vizituar edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta. Gjatë takimit me banorët e komunës Synej, të Kavajës ai u shprehu solidaritetin kryefamiljarëve,të cilëve u janë shembur banesat e tyre. "Duhet të merren masa për të parandaluar fatkeqësi të tilla",theksoi ai. Meta nënvizoi se sipas ligjit duhet të rikuperohen të gjitha dëmet materiale të këtyre banorëve në një kohë sa më të shpejtë. Në këtë takim Meta shoqërohet nga deputetët e LSI-së, Ndre Legisi e Spartak Braho. Kryetari i LSI-së, ka vizituar edhe shtëpi të tjera të cilat rrezikohen si pasojë e rrëshqitjes së dherave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›