Kalimash, bllokohen 100 makina nga dëbora

Janë më shumë se 100 automjete të bllokuara në segmentin e Kalimashit, në Mirëditë si pasojë e reshjeve të dendura të borës. sipas informacioneve më të fundit, policia ka ndaluar qarkullimin në Qafë Arrës, pasi rrugët janë plotësisht të bllokuara. Makina të bllokuara ka edhe në Qafë Shllak.