E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e dëborës, bllokojnë edhe jugun e vendit

Rreshjet e dëborës dhe moti i keq që kanë përfshirë të gjithë vendin kanë krijuar situatë të rënduar në disa qarqe. Në rrethin e Gjirokastrës, është e bllokuar Komuna Zagori ku trashësia e dëborës ka arritur deri në 35 centimetra. Rruga rurale nga Gjirokastra deri në qëndër të komunës Pogon të rrethit Gjirokastër është e hapur ndërsa midis fshatrave të kësaj komune është e bllokuar si pasojë e trashësisë së dëborës deri në 20 centimetra.E bllokuar plotësisht është gjithashtu edhe komuna e Kurveleshit si pasojë e reshjeve të dëborës të rëna gjatë natës dhe po vazhdojnë ende,ku trashësia e dëborës ka arritur mbi 50 centimetra.Në aksin rrugor nacional Tepelenë - Ballsh , në vendin e quajtur Fabrika e Fosforit Memaliaj, si pasojë e rreshjeve të shiut ka pasur rrëshqitje dheu dhe rruga është bllokuar. Lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me një kalim. Në rrethin e Përmetit, komuna Frashër është e bllokuar pasi trashësia e dëborës ka kaluar mbi 60 centimetra .Rruga rurale nga qytetit i Përmetit deri në vendin e quajtur Konec , 15 kilometra pa vajtur në qendër të komunës Frashër është e hapur.Nga ky vend e deri në qendër të komunës Frashër rruga është e bllokuar.Rrugët midis fshatrave janë të bllokuara , pasi në disa fshatra trashësia e dëborës ka arritur mbi 80 centimetra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›