PSD: Ligj për personat me aftësi të kufizuara
Partia Socialdemokrate depozitoi dje në Parlament projektligjin "Mbi mbrojtjen dhe përfaqësimin e posaçëm të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara". Ky p/ligj i hartuar nga Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuara (PAK) iu paraqit gjithë grupeve parlamentare për të siguruar mbështetjen e për t‘u futur në procedurën parlamentare për diskutim e miratim.
Grupi parlamentar i PSD-së, duke vlerësuar që p/ligji në fjalë, nëse do të kthehej në ligj, do të ishte një kontribut me vlerë për realizimin e kërkesave të PAK, vendosi t‘i japë mbështetjen e vet dhe bëri depozitimin në Parlament për të filluar procedurën për diskutim e miratim. "Ne vlerësojmë gjithashtu se në 4 vitet e fundit, politikat sociale të qeverisë, sidomos në drejtim të shtresave të margjinalizuara, kanë njohur vetëm kthim mbrapa, gjë e cila vërtetohet edhe nga reagimet e vazhdueshme nëpërmjet protestave, grevave të urisë, sidomos nga minatorët, pensionistët", tha Ëngjëll Bejtaj, nënkryetar i PSD-së.