E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSD,Milo:Mbështetje për kërkesat e ish ushtarakëve

Gjatë një takimi të zhvilluar me ish ushtarakë, kreu i PDS, Paskal Milo duke nënkuptuar se partia që ai drejton do të jetë pjesë përbërëse e qeverisë së ardhshme, ka shprehur mbështetjen e tij ndaj kërkesave të ish ushtarakëve. 

TIRANE- Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ka shprehur mbështetjen e grupimit të tij politik për ish ushtarakët. Deklarata e tij ka ardhur pas një takimi të zhvilluar me ish ushtarakë, ku kreu i PSD-së, Paskal Milo duke nënkuptuar se partia që ai drejton do të jetë pjesë përbërëse e qeverisë së ardhshme, ka shprehur mbështetjen e tij ndaj kërkesave të ish ushtarakëve, duke i quajtur ato të drejta e të ligjshme.
”Do të këmbëngul që një nga aktet e para legjislative të parlamentit te ri të jetë edhe njëherë tjetër diskutimi i një amendamenti apo projektligji në vijim të ligjit të vitit 2005, që ju garanton juve kërkesat tuaja”- u është drejtuar Milo ish ushtarakëve.
Gjatë këtij takimi, ish ushtarakët kanë parashtruar edhe njëhere kërkesat e tyre që në përputhje me vendimin e para dy viteve të Gjykatës Kushtetuese, duhet të ishin përmbushur nga ana e qeverisë Berisha.
(e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›