PSG insiston për Maiconin

Pavarësisht transferimeve të mëdha që ka bërë deri më tani gjatë këtij afati kalimtar të verës përfshirë treshen Ibrahimovic, Thiago Silva dhe Lavezzi, Paris Saint-Germain vazhdon të jetë në kërkim të përforcimeve të tjera.
Sipas medieve franceze, gjiganti nga Parc des Princes ka bërë gati planin për transferimin e mbrojtësit të djathtë të Interit, Douglas Maicon.
31 vjeçari brazilian në të kaluarën është përmendur edhe si objektiv i Real Madridit mirëpo duket skuadra madrilen është tërhequr nga interesimi për shërbimet e tij duke lënë PSG-në në pozitë të favorshme për angazhimin e tij.