E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohet Modriç, vjen Lloris

Portieri i Olympique Lyonit, Hugo Lloris do ti bashkohet Tottenhamit, pas shitjes së mesfushorit Luka Modriç në Real Madrid, ka njoftuar tabloidi britanik The Sun të dielën.

Ylli kroat vazhdon të jetë i kërkuar nga gjiganti madrilen dhe pritet të kalojë në Santiago Bernabeu para mbylljes së këtij afati kalimtar të verës. Kurse me paratë e fituara nga shitja e tij, Tottenhami synon të sjell portierin e Lyonit dhe Kombëtares franceze, Lloris.

“Jam i sigurt se Hugo do të kaloj në Tottenham pasi Modriçi ti bashkohet Realit”, deklaroi babai i portierit, Luc Lloris.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›