E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana, i kënaqur me Lazion

Lorik Cana ndihet i kënaqur me formën që po e gëzon Lazio, përkundër humbjes që e pësoi nga Galatasaray, të shtunën mbrëma. Për futbollistin kosovar, kjo ndeshje ishte e veçantë, pasi që luajti kundër ish skuadrës së tij.

“Sot është e rëndësishme të flas për Lazion. Ishte sfida e parë për ta parë se në çfarë pike jemi në të gjitha aspektet. Bëmë lojë të mirë ndaj një kundërshtari të fortë. Fillimi i ndeshjes ishte më i vështirë, por më pas e kontrolluam fushën dhe kishim mundësi të mira. Pësuam humbje, por mbetëm të kënaqur me lojën, ishte një natë pozitive”, deklaroi përfaqësuesi shqiptar për StyleRadio.

Sipas tij, Lazio duhet të përmirësohet në vazhdimësi, sidomos në aspektin fizik. Ai beson në kapacitetin e Lazios, ku pret që të zhduken ato defekte që janë para në ndeshjet e fundit.

“Në aspektin e lojës, na duhet shumë punë. Lojtarët janë të njëjtit nga sezoni i kaluar, pak a shumë. E kemi ndryshuar modulin dhe po punojmë në përshtatjen e pozitave. Duhet të përmirësohemi në disa situata defanzive, sepse kemi marrë gola të evitueshëm”, përfundoi Cana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›